OSLO- Dy ligjvënës norvegjezë kanë propozuar emrin e ish-kontraktorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA, Edward Snowden për çmimin Nobel të Paqes. Snowden është akuzuar në SHBA për spiunazh pas bërjes publike të përgjimeve nga ana e qeverisë amerikane.
“Snowden e ka zbuluar natyrën dhe nivelet teknologjike të mbikqyrjes moderne. Duke vepruar kështu ai ka kontribuar për paqen” kanë thënë sot njëzëri, Bard Vegar Solhjell dhe Snorre Valen të Partisë Socialiste norvegjeze.
"Nuk ka dyshim se veprimet e Edward Snowden mund të kenë dëmtuar interesat e sigurisë së disa kombeve në afat të shkurtër. Ne jo domosdoshmërisht mbështesim të gjitha veprimet e tij”, thuhet në deklaratën e ligjvënësve bën të ditur CNN.
"Megjithatë, ne jemi të bindur se debati publik dhe ndryshimet politike që kanë ndjekur pas denoncimeve që ka bërë Snowden, kanë kontribuar në mënyrë të qendryshme në paqen botërore”, kanë vijuar ata.
Edward Snowden do të vijojë të qëndrojë në Rusi, ku i është dhënë mbrojtje njëvjeçare.
Në Shtetet e Bashkuara , ai përballet me akuza për spiunazh dhe vjedhjen e detajeve të qeverisë mbi përgjimet.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com