OSLO - Norvegjia ka dhënë mbështetjen e saj për shkatërrimin e armëve kimike siriane, por vetëm për transportin dhe mjete logjistike për ta bërë këtë gjë. Ndërkohë që i ka thënë “Jo”, kërkesës së SHBA-së që të marrë dhe ti shkatërrojë armët.
 
Media izraelite ka cituar ministrin e Jashtëm norvegjez, Boerge Brende i cili ka deklaruar se do të ofrojnë anije civile për të mbajtur kontenierët me armët kimike të Sirisë. Ndërkohë që ende nuk është vendosur nëse Norvegjia do të vëjë jë dispozicion ndonjë fregatë luftë-anijesh për të shoqëruar anijet civile.
 
Gjithashtu, Norvegjia ka premtuar se, do të japë 15 milionë dollarë OKB-së, për këtë proces.
 
Në datën 25 tetor 2013, ministri i Jashtëm norvegjez, Boerge Brende, deklaroi se, vendi i tij ka refuzuar të pranojë kërkesën e SHBA, që të pranojë shkatërrimin e armatimit kimik sirian në Norvegji. Ministri norvegjez kishte sqaruar se, Norvegjia këtë gjë s’mund ta arrijë brenda afatit të caktuar.
 
Pas negociatave të mundimshme dhe kërcënimeve të ashpra amerikane për sulm ndaj saj, Siria pranoi në muajin shtator të shkatërrojë rezervat e armatimit të saj kimik. Ky shkatërrim tashmë ka nisur, pas miratimit të rezolutës në OKB-së, e cila është arritur me pëlqimin e SHBA dhe Rusisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)