Në formacionin francez më të mirë janë Kante që vlerësohet me notën 7 dhe Payet me 6, që pavarësisht golit të dytë në fund nuk ishte në formë si në ndeshjen e parë me Rumaninë.
Pra përveç Kante që vlerësohet me notën më të lartë të ndeshjes 7, te Franca vetëm dy lojtarë vlerësohen me 6, ndërsa te Shqipëria 4. Gjithsesi në fund shikohen golat dhe pikët dhe ‘gjelat’ besuan deri në fund duke marrë maksimumin.
Përsa u përket teknikëve De Biasit vlerësohet nga ‘L'Equipe’ me një notë më shumë se Deshamps.
Franca arriti fitoren e dytë në grup dhe kualifikimin në fazën tjetër, por në ndeshjen me Shqipërinë pavarësisht dy golave në fund tregoi shumë dobësi.
Notat e formacioneve sipas gazetës ‘L'Equipe
d.b/shqiptarja.com