Notis Sfakianakis, shkëlqimi dhe rënia e 'Zotit të natës'

Notis Sfakianakis, shkëlqimi dhe rënia e 'Zotit të natës'

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis u arrestua një ditë më parë pasi u kap me armë zjarri dhe dy gramë kokainë në makinën e tij luksoze “Range Rover”. Media greke “Protothema” i ka dedikuar një profil në lidhje me jetën dhe me deklaratat që e bënë këngëtarin, një figurë kontraverse.

Shkrimi i plotë

Ishte dimri i viti 1992 kur në klubin e natës u promovua fenomeni më i ri i Athinës. Ishte Notis Sfakanakis! Me lëkurë të errët, me mustaqe, ai kishte veshur një kostum të zi, jelek, kravatë, çizme kauboj dhe unaza të mëdha në gishtërinj. Ai nuk dukej si asnjë nga këngëtarët e tjerë të njohur të kohës. Ishte ndryshe në gjithçka: në pamje, në vendosje, në interpretim, në stil. Ishte njëkohësisht popullor dhe rock. Ai dukej i paarritshëm dhe kishte jë vetëbesim të pashpjegueshëm, një egocentrizëm primitiv që befasonte, por kënaqte.

“Ju jeni një pistoletë që më shënjoni, për të hapur vrima në zemrën time …”,- teksa të gjithë çohen në këmbë dhe i hedhin karafila. Ky vit dhe kjo këngë do të shënojë fillimin e karrierës së këngëtarit, e cila i shënoi suksese të shumta por edhe probleme të mëdha. Deri dje,  “pistoleta”, ajo që dikur e çoi atë në parajsë, ishte arsyeja e arrestimit dhe akuzave për armëmbajtje pa leje, por edhe për sasinë e kokainës që u gjet në makinën e tij.

Është e padiskutueshme që Sfakianakis është një kapitull i veçantë për këngën popullore bashkëkohore dhe historinë e jetës së natës. Ai është këngëtari që për shumë vite shënonte rekorde me shitjen e albumeve të tij, ai që këndonte, në mënyrën e tij unike, për gëzimet dhe dhimbjet e dashurisë, që e portretizonte si mashkullin e ashpër që duronte vështirësitë por në të njëjtën kohë edhe qante me të madhe. Pas repertorit të tij të larmishëm, jo vetëm në këngët popullore, por edhe në ato rock, gjithmonë fshihej një shpirt në prag të shpërthimit, ndonjëherë provokues, një karakter i ngurtë, , konservator për shumë çështje të rëndësishme, shpesh egocentrik dhe sigurisht aspak modest pasi ai gjithmonë besonte se diversiteti i tij e bënte atë superior ndaj të tjerëve. Besimi e çoi atë në arrogancë. Por kriza financiare erdhi dhe mori para gjithçka.

“Diskografia” ra, nata ishte e vështirë dhe atij nuk i mbetej gjë tjetër veçse të ndante “mbretërinë” e tij të natës.

Sjellja patriotike dhe mbështetja provokuese ndaj Agimit të Artë

Ishte ajo natë e çmendur në Dhjetor 2013, në Athenaida, kur këngëtari, me rastin e kremtimit të albumit të tij të ri, doli publikisht në mbështetje të Agimit të Artë. Çfarë na tha Notis Sfakianakis atë natë?

“Agimi i Artë nuk është fashist! Është e domosdoshme që ne të mbështesim Agimin e Artë, sepse nëse nuk e ka agim, të tjerët kanë vetëm errësirën. Nëse një parti duhet të udhëheqë Greqinë, ajo është Agimi i Artë.”

Në vitet e ardhshme ai do të shprehte, disa herë publikisht, mbështetjen e tij për formacionin neo-nazist në kontekstin e një “patriotizmi” të vetëshpallur të tepruar, të cilin, natyrisht, ai e kishte zbuluar që në hapat e tij të parë. Sigurisht, Notis nuk qëndroi vetëm në politikë. Ai shprehu publikisht dhe me përpikëri mendimin e tij edhe për çështje të tjera. Për shembull, homoseksualitetin, duke pretenduar se “homoseksualët bëhen përmes stilit të jetës, ata nuk lindin të tillë” dhe se “nuk është normale por e natyrshme”.

As feja dhe kisha për të cilën ai kishte deklaruar se i besonte në të kaluarën nuk shpëtoi nga shigjetat e tij: Unë besoj në atdheun dhe familjen. Unë jam agnostik. Unë besoj në dashuri, por nuk e kam parë Zotin, nuk e njoh atë. Kisha, e dini, tradhtoi Greqinë gjatë pushtimit turk, fitoi toka, prona. A është rastësi që ata kanë pronë dhe shufra ari? Si jua jep pushtuesi? Gjithë sa ka për të ofruar është përjetësimi i gjuhës sonë. Gjuha e vërtetë greke lexohet nga priftërinjtë nga Ungjijtë ”.

Më e keqja nga të gjitha, megjithatë, dhe ndoshta ajo që çoi në largimin e shumë prej ndjësve të tij  është se ai nuk i mbajti pikëpamjet e tij për vete, por u kujdes që t’i shprehte ato në pistë, në orët e para të mëngjesit, midis alkoolit dhe duhanit! Njerëzit paguanin bujarisht për të dëgjuar këngët e tij dhe ai u shprehte predikimet ideologjike si një profet modern në një vend që ishte krejt i papërshtatshëm.

Në një farë mënyre Notis Sfakianakis filloi të bëhej i lodhshëm, por gjithashtu zemëroi shumë njerëz. Kolegët e tij, nuk ishin më të gatshëm të toleronin çuditshmërinë e tij. Por ai zgjodhi të shkojë përtej rolit të tij, ai nuk arriti të kontrollojë kotësinë, arrogancën dhe besimet e tij ekstreme. Pritet që, herët a vonë, do të vinte koha që ai të paguante faturën e veprimeve të tij.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokrat: 01/12/2020 00:46

    I japin lek e trendafila ato te agimit dhe ky i ben reklam... permbaju kenges notis

    Përgjigju
  • Veritas: 30/11/2020 21:14

    Notis i madh,kurajo..!..e vërteta bën keq,e krijon armiq!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër