Darkë me shampanjë dhe qiri në Serbi për mini Shengenin/ Rama: E shkëlqyeshme, jemi të gjithë bashkë (VIDEO)

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ftuar në Novi Sad kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në një takim që do të ketë në fokus tregun e përbashkët në Ballkan.

Gjatë shëtitjes me Kryeministrin e Serbisë dhe Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Presidenti Aleksandar Vucic tha se ky takim do të thotë shumë për tre vendet tona dhe të tjerët.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë shëtitjes me Kryeministren e Serbisë dhe Kryeministrat e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë rrugëve të Novi Sad, tha se ky takim do të thotë shumë për tre vendet tona dhe rajonin në terësi.

"Jam i lumtur që filluam të kujdesemi për veten dhe nuk kemi nevojë për mësues që të mund ta bëjmë këtë. Me muzikën në Novi Sad, të punojmë për një të ardhme më të mirë për punëtorët tanë, fshatarët tanë,sidomos për të rinjtë që të qëndrojnë në vendet tona, "tha Vuçiç.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në Novi Sad se është mirë që liderët e të tre vendeve janë duke punuar për të përparuar gjithçka që ata kanë diskutuar gjatë takimeve të shumta të ndryshme të mëparshme dhe me miq evropianë.

"Para së gjithash, është e shkëlqyeshme që ne jemi të gjithë këtu dhe thjesht përpiqemi të diskutojmë mbi temat që kemi diskutuar  bashkë dhe në shumë raste me miqtë tanë evropianë", tha Rama.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev tha në Novi Sad se përmirësimi i bashkëpunimit midis tre vendeve është i rëndësishëm sepse, tha ai, qytetarët e presin atë.

"Ky unitet që po prezantojmë këtu sot në Novi Sad është ajo që duhet të bëjmë të gjithë sepse ne përfaqësojmë qytetarët tanë, politikanët, biznesmenët, punëtorët", tha Zaev 
Në mbrëmje, Kryeministri Edi Rama, homologët Brnabiç dhe Zaev dhe mikpritësi Aleksandër Vuçiç ishin një darkë të përbashkët informale. 

Në një darkë me gota shampanje dhe me qiri mbi tavolinë. Kështu janë bashkuar katër liderët e tre shteteve të Ballkanit mbrëmjen e sotme në Beograd.

Darka e punës është zhvilluar larg mediave.

Pjesa zyrtare e vetme e njoftuar është takimi i nesërm në Kështjellën e Petrovaradinit. Ideja e tregut të përbashkët ballkanik është sjellë në opinionin publik nga presidenti serb, gjatë takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cufi: 10/10/2019 11:31

    Tani shpetoi shqiperia.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen