VLORE - Shkollat e Novoselës u mbyllën për shkak të baktereve Shigella, i cili ka shkaktuar pandeminë tek banorët e kësaj komune. Këtë informacion e pohon edhe kryeinspektori i inspektoratit shtetëror shëndetësor Eltar Deden. Sipas tij situata është normalizuar, si dhe janë kryer analizat përkatëse kur rezulton shfaqja e bakterit Shigella në ujin e pijshëm.

Eltar Deda konfirmon se ndotja baktereologjike ka ardhur si pasojë e dëmtimit të tubacioneve të ujit të pijshëm. 

"Analizat janë bërë, bëhet fjalë për shingela, një gjë që është në ndjëkje nga ana jonë. Nuk ka patur asnjë me rastë të rëndë. Të gjithë kanë marrë trajtim në shtëpi." tha Deda

Shigella janë bakteret të cilat prodhojne toksia që mund të infektojnë traktin e tretjes dhe të shkaktojë një shumëllojshmëri simptomash si diarre, të vjella, temperature, dhimbje barku, simptoma të cilat i kanë shfaqur edhe nxnësit e 4 shkollave të mbyllur në Novoselë. Infeksionet nga bakteret Shigella janë ngjitëse dhe mund të parandalohen me praktikat e larjeve të shpeshta të të prekurve.

Të prekurit shpesh duhet të shtrohen në spital. Shfaqja e Shigellës në Novoselë ka lënë jashtë dyerve të shkollave rreth 600 nxënës, ndërkohë që institucionet sipas DSHP-së do të hapen vetëm pas plotësimit të kushteve higjeno sanitare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)