Kryeministri Edi Rama ne banesen e re te familjes Gjini, ne Novosele, Vlore Foto Harilla Koçi
VLORË, 3 Mars/ATSH-Harilla Koçi/ -Kryeministri Edi Rama ishte të martën në banesën e re të familjes së Marko Gjinit në komunën e Novoselës (Vlorë), e cila u ndërtua me kontribute të komunitetit të biznesit, pas përmbytjeve të pak javëve më parë në këtë zonë.
Gjatë vizitës së tij, Kryeministri Rama i dorëzoi çelësin e banesës së re zonjës së saj, ndërkohë që pa nga afër mjediset e brendshme të shtëpisë, ndërtuar sipas një projekti bashkëkohor.
Kryeministri Edi Rama ne banesen e re te familjes Gjini, ne Novosele, Vlore Foto Harilla Koçi
Ai uroi pjesëtarët e kësaj familjeje, që tashmë do të kenë mundësi të jetojnë në hapësira të reja e të mjaftueshme.
Në këtë vizitë, kryeministri Edi Rama, shoqërohej edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, Prefektja Etjona Hoxha, deputetë të Qarkut të Vlorës.
Familja Gjini, që përballej me kushte mjaft të vështira jetese, përjetoi edhe pasojat që shkaktuan përmbytjet e pak javëve më parë në këtë zonë, rrjedhojë e prurjeve të jashtëzakonshme të lumit Vjosë.
Kryeministri Edi Rama ne banesen e re te familjes Gjini, ne Novosele, Vlore Foto Harilla Koçi
Banesa e vjetër, e shkatërruar plotësisht, u bë e pabanueshme. Për ndërtimin e saj, me një vlerë prej rreth 30 mijë eurosh, kontribuan "Business Albania", Presidenti i të cilës, Luan Bregasi, ishte i pranishëm gjatë kësaj vizite, si dhe një numër biznesmenësh të tjerë, mes të cilëve Fatos Canaj.
Banesës i është siguruar veç të tjerash edhe furnizim i vazhdueshëm me ujë të pijshëm./m.m/