Grupi i njohur NRG Band ka publikuar klipin më të fudnit me titull “Qa po bojm na sonte”. Videoklipi i kësaj kënge është realizuar në Itali dhe sipas pjesëtarëve të grupit pritet të jetë jo si klipet e tjera. Ndërkohë vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka është duke u përballur me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një të mitur dhe do të paraqitet në gjykatë në muajin korrik. Qaka e ka deklaruar veten të pafajshëm dhe është optimist në vendimin e gjykatës për t’a shpallur të pafajshëm.(xh.k/shqiptarja.com)