Plazhi i Vilë Bashtovës në Kavajë është kthyer në "strehë" të turistëve të huaj, të cilët preferojnë plazhin "nudo". Ky plazh tashmë është shndërruar në stacionin e të huajve nga të gjitha vendet. Ka turistë nga Spanja, Çekia, etj, të cilët janë vendosur me rulota në plazhin jo shumë të frekuentuar nga shqiptarët.
Ka prej tyre që prej tre vitesh tashmë zgjedhin bregdetin shqiptar të Vilë Bashtovës, ndërsa disa e kanë vizituar këtë plazh për herë të parë. Ata bëjnë plazh nudo, ndërkohë që e kanë kthyer gjithçka në atmosferë feste. Muzikë dhe argëtim.
Një prej tyre, nga Çekia, thotë për Report Tv se ka takuar edhe 4 shqiptarë dhe është ndjerë mjaft komod me ta.
Në përfundim të festës, plazhit dhe argëtimit, një turiste thotë se janë duke pastruar gjithçka për të mos lënë asnjë mbeturinë në plazh.
Turistët e huaj kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të bërë plazh nudo në mbarim të sezonit të verës, kur plazhet tashmë thuajse janë "shkretuar" nga pushuesit shqiptarë.
i kan ren breket hej hahah. ne gjith ato Dallg (droge+alkoli), s'eshte kollaj te qendrojn ne trup bikinit.
PërgjigjuKeto te mbaruarit kishim mangut
PërgjigjuJu ka shpetuar
Përgjigju