Një tragjedi është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në ishullin grek, Kefalonia, ku ka humbur jetën një 17-vjeçar me origjinë shqiptare.
Gjithçka ndodhi teksa i riu po udhëtonin në një makinë me tre bashkëmoshatarë të tij. Automjeti të cilin po e drejtonte njeri prej tyre doli nga rruga dhe mori flakë, për shkaqe ende të panjohura.
Flakët përfshin 17-vjeçarin, i cili fatkeqësisht nuk arriti të dilte në kohë nga makina.
Mediat greke bënë me dije se të tre janë me origjinë shqiptare.
Dëshmitarët okularë kur u pyetën thanë se automjeti ishte me shpejtësi të madhe dhe është përplasur me bordurën e trotuarit.