‘S'mund t’i presësh flokët kur je shtatzëne’, Kiara Tito u kthehet komentuesve pas kritikave

‘S'mund t’i presësh flokët kur je shtatzëne’, Kiara Tito u kthehet komentuesve pas kritikave

Kiara Tito

Pas lajmit se së shpejti do të bëhet nënë e një vajza, moderatorja Kiara Tito, surprizoi fansat me ndryshimin në pamje.

Në një postim në Instastory, Kiara ka zbuluar për ndjekësit e saj modelin e ri të flokëve, të cilat mesa duket i ka prerë dhe i ka lyer.

“Ndryshime”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Por disa ndjekës e kanë kritikuar moderatoren, pasi sipas tyre një femër shtatzëne nuk duhet t’i presë flokët apo ti lyejë.

 “Nuk bën t’i presësh flokët kur je shtatzënë.”– ka shkruar një komentues, ndërsa një tjetër vazhdoi: “Bën t’i presësh thjesht s’të ecën floku tamam, nuk rritet sepse e kam provuar vetë, pastaj ti si të duash.”

Rreth këtyre mesazheve ka reaguar vetë Kiara, e cila ka treguar se nuk beson në gojëdhëna të tilla.

“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”- ka shkruar ajo.

1/3
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • konita: 01/12/2023 20:42

    kjara kjara kot fare pa pike vlere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)