Treni i linjës Vlorë-Fier ka përplasur sot në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës 80-vjeçarin Xhezmi Myrtaj, i cili ka qenë duke kaluar mbi shinat e trenit.
 
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se 80-vjeçari nuk e ka dëgjuar borinë e trenit, çka ka bërë që ky i fundit ta godasë.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident hekurudhor, ndërkohë që 80-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Fierit.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)