Kryeministri Edi Rama nga Fieri, ku ndodhej për 35-vjetorin e themelimit të PS-së së kësaj dege, ka kujtuar vitet e para kur u zgjodh në krye të kësaj force politike, bashkë me Rajmonda Stefën.
Rajmonda Stefa tregoi një bisedë të zhvilluar mes tyre disa vite më parë, kur i kishte thënë kryeministrit Edi Rama ‘Unë nuk dashurohem me ty. Jam dashuruar me Nanon në parti dhe me Aqin në shtëpi’.
“Bënim mbledhjen e Këshillit Drejtues, pasi Rama ishte bërë kryetar i PS dhe kishte këtë zakonin që e hodhi dorën tani. Dhe sa herë i dilte kamera, do më gjente ku isha dhe do më hidhte dorën. Dhe i thashë ‘mos u lodh kot, unë nuk dashurohem me ty. Jam dashuruar me Nanon në parti dhe me Aqin në shtëpi”, tha Rajmonda Stefa.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Rajmonda e kishte mbështetur në vitet e para kur ai ishte bërë kryetar i PS-së.
“E vërtetë është kjo. Nuk e mbaja mend kështu si deklaratë mos-dashurie. Ajo e ka memorien top. Dashurinë me shokun Fatos e ka pasur të shpallur. Dashurinë me burrin nuk e ka parë njeri. Unë nuk kërkoja dashurinë e Rajmondës, por vetëm mbështetjen. Pastaj edhe dashurinë ma shprehu me mënyrën e vet”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
35-vjetori i themelimit të PS Fier, Rama: Shqipëria sot në epiqendër të një sërë përplasjesh! Sot shqetësohen për flamingot, por dje këtu bëhej turizëm gjuetie me çifte







