1 672 zyrtarë nuk deklaruan pasurinë, 315 dosje në prokurori

1 672 zyrtarë nuk deklaruan pasurinë, 315 dosje në prokurori

1 672 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë ndëshkuar me gjobë, gjatë periudhës 2014-2018, nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për mosdeklarim pasurie, ndërsa janë referuar 315 dosje në prokurori për fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Ndërsa vetëm gjatë vitit 2018 janë ndëshkuar me gjobë 112 zyrtarë për mosdeklarim pasurie si dhe janë referuar në prokuroi 53 dosje për fshehje pasurie. Të dhënat pasqyrohen në raportin e veprimtarisë së ILDKP për vitin 2018. Sipas raportit që do të shqyrtohet nga Kuvendi, përpos prokurorisë, për zyrtarët në fjalë, janë vënë në lëvizje edhe strukturat e hetimit tatimor, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Policia e Shtetit. “Zyrtarët e ndëshkuar me masa administrative, "gjobë", për periudhën deri me 31.12.2018 janë në total 112 masa administrative.

Janë depozituar 53 referime penale pranë institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë se Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe strukturave të Policisë së Shtetit, duke kërkuar në çdo rast dhe marrjen e masave disiplinore nga institucionet ku zyrtarët shkelës të ligjit kryejnë funksionet publike. Ndërsa vetëm për pesë vitet e fundit për periudhën 2014-2018, Inspektorati i Lartë rezulton të ketë aplikuar në total 1.672 masa administrative ndaj zyrtarëve, si dhe të ketë aplikuar 140 masa administrative me "gjobë" në kuadër të ligjit nr. 60/2016 "Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve". Në total për periudhën 2014-2018 rezulton të jenë aplikuar 1.812 masa administrative "gjobë". Gjithashtu, rezulton të ketë referuar pranë institucionit të Prokurorisë...në total 315 kallëzime penale dhe referime të tjera”, thuhet në raportin e ILDKP. Po si është performanca e ILDKPKI gjatë kohës kur drejtohej nga Adriatik Llalla dhe më pas nga Zana Xhuka? Për periudhën gati 11 vjeçare 2003-2013, Inspektorati i Lartë rezulton të ketë aplikuar në total 118 masa administrative dhe të ketë depozituar pranë organit të akuzës në total 57 kallëzime penale.

Bilanci i dënimeve

Që nga themelimi i ILDKP dhe deri në fund të vitit 2018, janë kallëzuar në prokurori 372 zyrtarë për fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurisë, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Numri i dënimeve nga gjykatat shqiptare për këto vepra penale është i pabesueshëm. Nga 372 zyrtarë të niveleve të ndryshme të kallëzuar, janë dënuar vetëm dy zyrtarë, përkatësisht ish-gjyqtari i Elbasanit, Qani Hasa dhe ish-deputeti Mark Frroku. Hasa u dënua me 200 mijë lekë gjobë, ndërsa u shkarkua më pas nga detyra nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Ndërsa ish-deputeti Mark Frroku, i akuzuar për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, u dënua me 7.5 vite burg nga shkalla e parë. Gjykata e Apelit ia uli këtë dënim në 6 vite burg.

( Kliko këtu ) për raportin e plotë të ILDKP

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 09/05/2019 16:11

    Gjobe!Nuk mjafton,masa me te repta duhen se quhet"vjedhje"mos deklarimi i pasurise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur