"Nuk deshëm t'i vrasim kushërinjtë Jushi. Gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër". Kështu janë shprehur para hetuesve, autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur të dielën në Laç, vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi, dhe kushëriri i tyre Manuel Bushi.
Ata janë shprehur të penduar që situata arriti deri në marrjen e dy jetëve të kushërinjve Erion dhe Kelvin Jushi. Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, rezulton se autorët dhe viktimat, janë përplasur fillimisht në ambientet e një lokali në qendër të Laçit, dhe më pas në sherr e sipër janë përdorur armët.
Sipas të dhënave, ata ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale. (Pakënaqësi për fotot e postuara, "pse e ke hedhur këtë foto", mësohet të jenë shprehur të rinjtë)
Ende nuk dihet personi që ka qëlluar me armë por po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Për dorëzimin e tyre, Report Tv mëson se ka negociuar shefi i komisariatit të Kurbinit me dajën dhe dy vëllezërit të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit.
Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.
Viktimat Kelvin dhe Erion Jushi
Markel Bushi
Fillimisht janë dorëzuar Markel dhe Vinçesk Bushi 25 vjeç dhe 28 vjeç dhe më pas Manuel Bushi vëllai i Markelit, që dyshohet se ka qenë shkaku i konfliktit.
Komente


Kto lloj sherresh ndodhin kur niveli arsimit eshte zero dhe nuk mund te mbyllin debatin me kompromis e me argumenta dhe fusin direkt doren ne brez, vajmedet cfare rinie eshte krijuar ketu.
PërgjigjuNuk keni dashtë me i vra???!!!!!! ...epo mirë,tash shkoni edhe kalone rininë tuj ba gozhda në Krujë!Edhe mos harroni,ne qoftë se delni prej atje,u pret gjithmonë dikush që nuk don me ju vra,por do tju vrasë gabimisht. Sikur edhe ju....
PërgjigjuKjo gjaknxehtësia dhe fodullëku e ka lënë shqiptarin shumë mbrapa të tjereve akoma dhe ne krimet qe bën . Nuk besoj se edhe në vendet me shumë kriminalitet të kete vrasje kaq ordinere sa ketu. Ne shqiptarët nuk dimë të flasim! Mënyra jonë e komunikimit eshte zero, po zero fare! Turp!
PërgjigjuSepse jeni turk prandaj