“Nuk donte të martohej, besonte në zot”/Motra tregon në “ Pa Gjurmë” si u zhduk Robert Resuli

Ai emigroi bashkë me xhaxhain dhe kushëririn e tij, por pasi këta të fundit u kthyen në Shqipëri, nipi qëndroi në Greqi. Ndërsa është në kërkim të të vëllait, prej 28 vitesh, Veziko Resuli, motra e Robertit, ngre dyshimet tek pronari grek.

‘Vëllai iku me xhaxhain dhe djalin e tij, në Greqi, në korrik të vitit 92'. Bashkë me ta ishin edhe 3 komshinj. Kur mbërritën në Buz të Agrinjos, vëllai punonte në fshat si çoban, tek pronari grek, ndërsa djali i xhaxhait flinte jashtë në një rrëzë mali. Ishte18 vjec kur iku dhe pronari grek e trajtonte si djalin e tij. Djali i xhaxhait dhe xhaxhait u kthyen në Shqipëri, por Roberti qëndroi, pasi i kishte mirë punët atje. Kur u rikthyen, gjetën vetëm çantën me bukë, ndërsa pronari u tha se Roberti kishte ikur me dy shqiptarë të tjerë, nga Lushnja për në Patra. Djali i xhaxhait bashkë me babain kërkuan, në Patra por nuk gjetën gjurmë të tij. 3 muaj shkoi sërish xhaxhai bashkë me babain tek pronari, i cili u tha se Roberti kishte ikur prej 10 ditësh. Vetëm ai mund ta dijë të vërtetën".

Por, për familjarët ka mbërritur një informacion nga i cili shpresojnë se Roberti është gjallë. Për të motrën, i vëllai kishte një dëshirë, atë se gjithnjë kishte shprehur, se një ditë do t’i përkushtohej fesë bektashjane.

‘Në vitin 1996 është parë në fshatin Llongo në Greqi tek kisha, me emrin Foto, emrin grek. Me foton që është dhënë e kanë njohur’, tha xhaxhi I tij

‘Shpesh herë thonte thonte do bëhem prift nuk do martohem. Ishte shumë tip i mbyllur. Unë besoj që vëllain e kam gjallë, nuk e di cila është arsyeja pse nuk komunikon me ne’, shton e motra në studio

Sipas familjarëve Roberti nuk kishte asnjë arsye për të humbur kontaktet me ta. Si të mos mjaftonte kjo, 5 vite pas zhdukjes së të riut, vëllai i tij ndërron jetë, në moshën 27- vjeçare me një peng të madh, pasi nuk arriti kurrë në gjurmët e Robertit. I vetmi djalë i mbetur i familjes Resuli, Elisi ishte 9 vjeç kur i vëllai u zhduk, sot pas kaq vitesh, gjatë një lidhje telefonike për emisionin ’Pa gjurmë’, Elisi ka një apel.

‘Kam kërkuar me anën e policisë. Pasi humbi kontaktet Roberti, kusherinjtë kanë shkuar kanë kërkuar në vendin ku ka pas qëndruar ai, më pas nuk kemi shkuar më. Ju lutem na ndihmoni me ndonjë informacion se cfarë ka ndodhur me vëllain tim’, bën apel në studio i vëllai.

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!