Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë në dhjetëra lagje në kryeqytetin iranian, Teheran, si vazhdimësi e protestave që janë zhvilluar me muaj në këtë shtet, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
Ajo ka vdekur në shtator të vitit të kaluar sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Protestuesit në lagjen Jannat Abad të Teheranit kanë shpërfaqur mllefin e tyre ndaj ndërhyrjes qeveritare në lirinë e shprehjes, andaj janë dëgjuar duke bërtitur “Liri, liri!” dhe “Vdekje diktatorit”, referencë për liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Në lagjen Ekbatan të Teheranit, e cila ka qenë epiqendër për protestat që janë mbajtur tash e sa muaj, protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur slogane kundër pushtetit dhe kanë krijuar postblloqe në zonën e hyrjes në lagje, si dhe kanë vazhduar arrestimin e pjesëmarrësve.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa njerëz duke djegur banerë propagandues të Qeverisë në qytetin iranian Jasuj.
Zyrtarët iranianë kanë fajësuar Perëndimin për organizimin e protestave prej vrasjes së Aminit.
Sipas grupeve për të drejta të njeriut, si pasojë e shtypjes qeveritare, në protesta kanë vdekur më shumë se 500 njerëz, përfshirë 71 fëmijë.
Këto protesta konsiderohen kërcënimi më i madh për Qeverinë islamike prej Revolucionit të vitit 1979. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.9%
-
Jo
12.2%
-
Akoma
7%
Vota total: 115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump paralajmëron Iranin: Vetëm dy muaj për marrëveshje, ndryshe pasojat do jenë të rënda
19 Mars, 20:49
-
Trump paralajmëron Iranin: Çdo sulm i Houth do të konsiderohet si sulm nga Irani
17 Mars, 19:09
-
Irani refuzoi bisedimet bërthamore, SHBA-ja kërcënon me përgjigje ushtarake
9 Mars, 12:32
-
Kina 'kërcënon' Tajvanin, shpallin stërvitje të përbashkëta me Rusinë dhe Iranin
9 Mars, 10:26
-
Trump letër udhëheqësit të Iranit për të negociuar një marrëveshje bërthamore
7 Mars, 20:36
-
Rrezikon 100 goditje me kamxhik, Ronaldo shmang udhëtimin në Iran! Klubi: Është i dëmtuar
3 Mars, 13:39
-
Irani arreston çiftin britanik për spiunazh
19 Shkurt, 19:33
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Lideri suprem i Iranit hedh poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me SHBA-në
8 Shkurt, 07:12
-
Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA
5 Shkurt, 18:49
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik
3 Shkurt, 18:18