GJIROKASTËR – Ish-kreun e komunës së Lunxhërisë është vënë në pranga nga policia pasi nuk kishte dorëzuar makinën që ishte në pronësi të komunës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, bënë ndalimin e Ilia Kuro, 51 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit” pas denoncimit të S.G., 25 vjeç dhe A.K., 38 vjeç.
Këta dy shtetas bërë kallëzim për ish-kreu e komunës Kuro, pasi ky shtetas kur ka dorëzuar detyrën nuk ka dorëzuar automjetin tip Volsvagen me targa AA 872 BH në pronësi të ish-Komunës “Lunxhëri”. Ilia Kuro ishte zgjedhur në krye të komunës si përfaqësues i Partisë Demokratike
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ,” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com