Nuk duroi ‘goditjen’ e infektimit, humb jetën nga COVID-19 14-vjeçari në Greqi, i shtruar me prindërit, të tre pavaksinuar

Nuk duroi ‘goditjen’ e infektimit, humb jetën nga COVID-19 14-vjeçari në Greqi, i shtruar me prindërit, të tre pavaksinuar

GREQI- Në lot janë “zhytur” familjarë, miqtë dhe të gjithë banorët e Fdhiotides në Greqi, ku humbi jetën djali 14-vjeçar si pasojë e COVID-19.

I vogli mbërriti në spital “Agia Sofia” me prindërit e tij mëngjesin e së martës, ku të tre për shkak të gjendjes së tyre të rënduar nga koronavirusi janë shtruar menjëherë.

Një arsye që rëndoi së tepërmi situatën shëndetësore të tere pjesëtarëve të familjes, ishte fakti që asnjëri prej tyre nuk kishte marrë vaksinën anti-COVID, ndaj dhe organizmi i të vogli nuk e duroi “presionin” e infektimit.

Prindërit e 14-vjeçarit janë ende të shkruar në spital, ndërsa siç raportohen nga mediat është viktima e dytë në këtë moshë që humb jetën në atë zonë nga COVID-19.

Situata epidemiologjike në vendin fqinj është tepër e rënduar muajin e fundit, kjo për shkak të shfaqjes së variantit delta dhe Omicron.

Kujtojmë se në Greqi ka nisur edhe vaksinimi i të miturve.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore