Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë komunikimi online me qytetarët ditën e sotme, i cili kritikoi protestën e pedagogëve në një kohë krize, dhe tha se një pjesë prej tyre nuk meritojnë as rrogën që kanë.
Përmes një reagimi në Twitter, Gjekmarkaj i bëri thirrje kryeministrit që të mos i nënvlerësojë pedagogët, pasi sipas Gjekmarkajt ata e meritojnë pagën më shumë se çdo pushtetar.
"Rama tha që disa prej pedagogeve mbase nuk e meritojnë as rrogën që marrin. Se ai i çmon këto punë, por më i dobëti prej tyre e meriton atë(rrogën)më shumë se çdo pushtetar. Studentët me force t’i patën shkulur 6 Ministra, prapë t’i marrin. Mos i nënvleftëso as pedagoget”, shkroi Gjekmarkaj.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pagat e pedagogëve do të rriten por “me forcë dhe ultimatum nuk do përfitojnë asgjë nga kjo qeveri”.
Pedagogët e Fakultetit të Shkencave dolën në protestë më 15 shtator pasi kërkojnë rritje të pagave. Ata kanë bërë 9 kërkesa në peticion, ku kërkohet që brenda dy viteve të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike
-
O Agron derdimeni Gjokmuti kryeministri Edi Rama ka plotësisht të drejt o Agron7 sahan lëpirës. Po çfar bëjn kta prefesor plera vetëm duan lek nga nxënsit. Kto duhen qëruar nga ai vënd pune jo ti shtohet roga.
Përgjigju -
Ka te drejte Agron kryeministri. Per here te pare qe jam me te dhe jo me ju, megjithe konsideraten qe kam per ju.
Përgjigju











Komente
Komento