Financim rus në PD, Rama: PS denoncoi e para, shumë qeshën atëherë! Drejtësia t'i kishte dhënë përgjigje me kohë! Berisha 'vuri gjoksin' e mbrojti Bashën

TIRANË- Daljen e kësaj fundjave për të folur mbi aktualitetin politik, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t'i përgjigjet interesit të qytetarëve në rrjetet sociale, por edhe pyetjeve të gazetarëve, në një bashkëbisedim online. Duke iu përgjigjur pyetjes për rikthimin e çështjes së debatit për financimet ruse në Partinë Demokratike në vitin 2017 me rreth 500 mijë dollarë, Rama tha se PS e ka ngritur këtë shqetësim me kohë, dhe drejtësia duhet t’i kishte dhënë përgjigje me kohë. Por sipas kryeministrit Rama ka qenë një front i madh i bashkuar politiko-mediat i cili e ka përqeshur.

“Ka qenë një front i madh i bashkuar politiko mediatik për ta mohuar me të qeshur. Kjo është një pyetje që duhet t’ja drejtoni prokurorisë, drejtësisë, pasi në fund të fundit politika dhe media kanë bërë zgjedhjet e tyre. Drejtësia e ka trajtuar çështjen dhe nuk ka dhënë kurrë një përgjigje”, tha Rama.

Për financimin rus në PD, kryeministri Rama tha se pyetjet duhet t’i drejtohen prokurorisë, pasi drejtësia e ka trajtuar çështjen por nuk i ka dhënë përgjigje. Të tmerrshme e konsideron Kryeministri faktin se si ish-Kryeministri Sali Berisha mund të merret si pikë referimi apo pikë informacioni. Duke iu referuar akuzave të Berishës se ka mbyllur çështjen e financimit rus të PD, Rama tha se ka qenë PS ajo që e ka denoncuar e para këtë skandal.

'Ai që quani ju kryetar i PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Nuk është turpi i askujt tjetër, përveç kujtdo dhe atyre që verbërisht e sjellin që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është monument i gënjeshtrave dhe akuzave.'- tha Rama.

Në luftën e brendshme në Partinë Demkratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës pas risjelljes së skandalit për financimin e PD-së nga rusët, kreu i qeverisë ka rikujtuar faktin kur ish-kryeministri mohonte me forcë financimin rus në PD dhe që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me patos Lulzim Bashën. Pa dhënë shumë detaje, Rama ka paralajëmruar se shumë shpejt do të ketë edhe çështje që tjera që janë aty dhe ulërasin.

Një tjetër çështje shqetësuese e ngritur nga qytetarët dhe gazetarët, ishe emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë me gomone në Britaninë e Madhe. Kryeministri zgjodhi që t’u bërë thirrje atyre se ato mijëra paund që i jepen kriminelëve për të emigruar në Angli, të vijnë dhe të investohen në Shqipëri. Vendi sipas tij ofron shumë mundësi.

Rama ceku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe gazetarët edhe krizën energjetike, rritjen e pensioneve dhe pagave, ndërsa përmendi edhe protestën e pedagogëve për rritje rroge. Duke u ndalur tek këto të fundit, Rama u shpreh se pagat do të rriten, por me forcë dhe ultimatum nuk përfitojnë asgjë nga kjo qeveri.

(Kliko këtu për të lexuar bashkëbisedimin e plotë të kryeministrit Rama)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
‘Kondicioneri 19 gradë të fut në burg në Zvicër’, Rama: Ky lajm është përhapur gjithandej jo nga unë po nga mediat zvicerane

1663413764_WATERMARKREPORTtv.01304419.Still011.jpg

Deklarata e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë por edhe e kryeministrit Edi Rama sa i takon përballimit të krizës me masa shtrënguese është hedhur poshtë nga Ambasada Zvicerane.

‘Kondicioneri 19 gradë të fut në burg’- kështu ishte deklarata e qeverisë nga Rama e Balluku teksa flisnin për masat ekstreme që shtetet e botës kanë ndërmarrë. Për lajmin e përgënjeshtruar i pyetur nga gazetarët Rama kërkoi ndjesë ndërsa tha se ky lajm është përhapur gjithandej jo vetëm nga Rama por edhe nga mediat zvicerane.

‘Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane.

Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane. Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe dy nga shumë linqet e lajmit në fjalë!

Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!’- tha Rama

Ora 13:00
Rama: Tirana është sot një nga qytetet më të pastra, inceneratori projekt në vazhdim

 

Gjatë komunikimit me gazetarët dhe me qytetarët, Rama u pyet edhe për inceneratorët.

“Ne paguajmë çmimin për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve në impiantin e Sharrës, ku procesi fillon që nga mbledhja, tek trajtimi, dhe pastaj në fund fare tek transferimi në energji, i cili është një proces që nuk ka filluar. Kjo është e vërtetë, por që nuk ka lidhje me atë që paguajmë ne zotëri. Çmimi për ton i Tiranës është çmimi absolutisht çmimi më i ulët i trajtimit të mbetjeve në Europë dhe në rajon, kjo është e vërteta. Dhe arsyeja e bërjes së një partneritet me afat të gjatë është pikërisht kjo. Mundësia për të balancuar nevojën që njerëzit të mos paguajnë koston reale. Atje është një projekt në vazhdim, nuk është një projekt i përfunduar. Por ndërkohë, në atë zonë mblidhen dhe përpunohen të gjitha mbetjet. Dhe nuk ka tym e nuk ka zjarre, e nuk ka helme, e nuk ka asgjë tjetër përveç përpunimit të mbetjeve. Kur të ndërtohet impianti i transformimit të mbetjeve në energji, do të jetë hallka përfundimtare. A ka mbledhje mbetjesh apo jo? A është Tirana sot një nga qytetet më të pastra? Në Shqipëri nuk diskutohet, por a e shikoni Tiranën për pastërtinë e saj, a ju kujtohet Tirana si ka qenë mes plehrave? Kombinati ishte i gjithi i zhytur në blozë mushkërish”, tha Rama.

Ora 12:49
Bashkëpunim me Sali Berishën? Rama: Nuk do të kemi asnjë komunikim, s’flasim me një forcë ‘non grata’

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë kurrë me Sali Berishën. Rama tha se ai është një helm për të gjithë shqiptarët.

‘Ne kurrë nuk do të bashkëpunojmë me atë bërthamë absolutisht të dëmshme për jetën tonë publike që ka në thelbin e vet një personazh, interesi privat i të cilit është kthyer në një burim turpi për Shqipërinë në marrëdhënie me aleatët tanë strategjikë. Ne kemi drejtë të zgjedhim me kë flasim dhe kë nuk flasim. Nuk kemi si të bëjmë që nuk flasim me një forcë politike non grata komplet. Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, siç nuk ka nga aleati ynë dhe as nga të tjerët.’- u shpreh Rama.

Ora 12:45
Protesta e pedagogëve, Rama: Do vlerësojmë suksesin dhe çfarë japin universitetet në shoqëri! Po me forcë dhe ultimatume nuk merret gjë

 

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestën e pedagogëve ndërsa u shpreh se pagat do të rriten por me forcë dhe ultimatum nuk do përfitojnë asgjë nga kjo qeveri.

‘Më vjen shumë keq po mbase është momenti që me forcë dhe ultimatume mua dhe kësaj qeverie nuk i merret gjë, aq më tepër në këtë kohë krizë, aq më për kur me të gjithë rektorët ne kemi tryezë të hapur, dialog pozitiv dhe konstruktiv. Kemi tryezën e shtatorit, për shkak të angazhimit tim në Kombet e Bashkuara që iki nesër dhe mendova që ta bëj në tetor. Kemi folur dhe për pagat e pedagogëve por jemi në tjetër kontekst, universiteti ka të tjera gjëra për të kapur. Universiteti me autonominë e tij duhet të jetë në gjendje të krijojë të ardhurat e veta. Sot në UT kemi të dhëna shumë interesante që flasin për rritje  e të ardhurave të pedagogëve nga vëmendja nga programet ndërkombëtare. Kemi një nr më të lartë të pedagogëve të merituara. Ne nuk bëjmë rritje të përgjithshme për të gjithë njëlloj. E kanë politikën vetëm ne ua kemi lejuar. U kemi thënë patjetër, këtë mund ta bëni, por me buxhetin e shtetit me taksat ne do të shikojmë çfarë secili universitet çfarë u jep universiteti kontribut shoqërisë dhe do të vlerësojmë suksesin. Po përgatisim një sukses të ri, nuk diskutohet do shohim dhe pagat po këto kërcënimet po këto janë edhe se di sesi janë në këtë kohë krize, nuk dalin ata. Janë më mirëkuptues pensionistët po këta që bërtasin më shumë se të gjithë zakonisht janë pa meritë fare.’- tha Rama.

Ora 12:40
‘Karteli Sinaloa pastron paratë në Shqipëri’ Rama: Turp i mediave që kryqëzuan një familje shqiptare pa verifikuar asgjë

 

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me artikullin e mediave spanjolle ku thuhej se karteli më famëkeq në botë për trafikun e drogës, ‘Sinaloa’ është i lidhur me mafian shqiptare për pastrimin e parave të pista. Rama tha se mediat shqiptare nuk kanë verifikuar asgjë, por kanë marrë për gojë një familje, duke ju referuar vllezërve shqiptar me mbiemrin Hysa, dhe duke i lidhur me një nga kriminelët më të mëdhenj në botë.

‘Nuk ka një dallim të madh midis medias në fjalë meksikane dhe medias tuaj mendoj se është e njëjta gjë. Mund të thuhet të vërteta por edhe gënjeshtra. E konsideroj të neveritshëm që me një copë letër që del diku merrte një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mediat shqiptar pa e pyetur fare dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit thuhet se është më e madhe se GDP e Gjermanisë me një hotel që ka vlerë 100 mln lekë. Asnjë verifikim. Kap shqiptarë, kap amerikan kap emra përplasi pas muri, ngri e uli kriminelë të të gjitha të zezave dhe ju qofshi e zoti ju pastë në kujdes. Jam i pafuqishëm për ta vënë fuqinë tim në dispozicion. Nuk ndonjë ndonjë kartel nuk kam asnjë lidhje me asnjë aktivitet kriminal. Ju kam lënë zotin. Doli një artikull atje dhe mbushet rrejti i kanaleve këtu me një llumhane që nuk e di sesi bëhet për ta frenuar.’- u shpreh Rama.

Ora 12:33
Rama: Financimet ruse në PD janë fakt, gjejini ata shqiptarët që u mblodhën për të shpëtuar vatanin në Amerikë dhe u kthen me 500 mijë $

 

Kryeministri Edi Rama u ka thënë sot mediave se financimet ruse në PD janë fakte dhe se është shumë e thjeshtë të investigohet për to.

‘A se mbani mend që u shkoi ambasadori i SHBA-ve me dosjen në dorë dhe e sulmuan nga të 4tërta anët. Dhe s’janë bërë nga person. Dhe të jeni të sigurt që do dëgjoni akoma gjëra të tjera.

Po s’kam ç’ti them unë sekretarit të shtetit? Që prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë, financimi rus është fakt.

Ju keni dëgjuar me gojën hapur shpjegime për diasporën shqiptare që do shpëtonin vatanin dhe mblodhën lekët dhe i lanë pa emra. E kam shumë të qartë se çfarë ka mbajtur media e atij zotërisë më pëprara se kishte hallet e mos i iknin të rinjtë. Kshuqë, financimet ruse aty i keni, merrini investigimin gjejini ata shqiptarët që u mblodhën për të shpëtuar vatanin në Amerike dhe janë kthyer me 500 mijë dollarë në valixhe, gjejini.’- tha Rama.

Ora 12:23
Pse amnistoni oligarkët që ndërtojnë pa leje? Rama: Vendimi i qeverisë nuk i largon duart e drejtësisë ndaj tyre

 

Kryeministri Edi Rama foli gjatë ditës së sotme në një konferencë me gazetarët lidhur me akuzat mbi qeverinë për vendimin e marrë së fundmi për konfiskimet e kateve pa leje. Rama ngriti akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës dhe të rretheve se bëjnë pazare me të pasurit për katet pa leje.

Kreu i qeverisë sqaroi se vendimi që është marrë nuk i largon duart e drejtësisë ndaj oligarkëve dhe se një VKM nuk heq dot nga duart e drejtësisë dikë.

Pyetje: Pse nuk lini drejtësinë, pasaniket e kullave ëstoni oligarkët?

Edi Rama: Kur vjen puna te drejtësia unë dhe ti dhe gjithë shqiptarët që kërkojnë drejtësi jemi në një anë, jo në anë të ndryshme. Shumë e vërtetë kjo që thua e kam thënë dhe unë disa herë. E tmerrshme, por pse ndodh kjo? Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët, ky është problemi nuk jam unë që nuk lejoj të merrem me ta por është drejtësia që nuk më lejon mua, ty qeverinë tonë që ti bëjë gjërat deri në fund se në fund fjalën e ka drejtësia. Flitet shumë për policinë por nëse në këtë vend gjykatat do bënin sa polica, ky vend falë kësaj policie do ishte shumë herë më i përparuar se sa është në raport me aty ku e nisëm. Sa janë rastet që policia i çon në gjykatë fajtorët e sa fajtorë marrin bekimin e gjykatës për t’u rikther në jetën e përditshme në vend se të shkojnë aty ku e kanë vendin.Një rob i thjeshtë, madje e një burrë i vjetër mund të përfundojnë në duart e ligjit, është shumë e vërtetë, për një mur, për dritaret, u kap si shkelës i ligjit Boiken Lako.

E ndërkohë dikush që ndërton një kat e tre kate pa leje nuk përfundon. SPAK është vetëm një institucion i ri që merret me zyrtarët e lartë, por Prokuroria e Tiranës dhe Prokurorite e rretheve merren me këto. Prokurora e Tiranës në bashkëpunim me të tjerë inspektorë policie të super zellshëm për njerëzit e pafuqishëm mbushin statistika duke cuar para drejtësisë njerëz për një mur, kurse këta që ndërtojnë pa leje për të shitur këta e blejnë prokurorin, gjykatësin, e përballë këtyre policia e qeveria është e pafuqishme, ky është thelbi dhe të gjitha të tjerat janë poshtërsira të njerëzve vemie me gjak jeshil që dalin në tv me sytë gjak e nuk lënë gjë pa thënë për mua e për ne ndërkohë që ne jemi të kritikueshëm por një ves nuk e kemi: nuk i bëjmë gabimet me qëllim e nuk e përdorim pushtetin për gjërat për të cilat akuzohemi. Nëse unë do doja të bëja pazare me këta të pasur e oligarkë do e kisha shumë të thjeshtë. VKM vjen si nevojë për të kapërcyer këtë ngërc me vite, ligji është aty me vite, merrnishikoni sa denoncime janë bërë ndër vite. Prokurorët bëjnë pazare me ta, gjykatësit bëjnë pazare, e ato dosje prokurorët i bëjnë tregti me politikën. Vendimi që kemi marrë nuk i largon duart e drejtësisë ndaj tyre, një VKM nuk heq dot nga duart e drejtësisë dikë, por ata që ndërtuan këto kate do vënë mend se nëse e ndërton një kat a leje se korruptim një inspektor, e ke gjykatësin e prokurorin në xhep ty nuk të del llogaria se pastaj atë kat do duhet ta blesh me çmimin real jo me çmimin që deklarojnë këta.

Ora 12:16
Rruga e Arbrit, Rama: S’u kërkoj falje dibranëve, se shkohet e vihet brenda ditës! Do ta përfundojmë se s'bën

 

Rruga e Arbrit, do të përfundojë shumë shpejt- kështu u shpreh kreu i qeverisë ndërsa shtoi se këto rrugë janë vonuar nga rrugët e lëna rrugëve nga Partia Demokratike.

‘Tani unë vetëm të shkoj dhe ta kap tunelin me grushte se gjë tjetër s’di çtë bëj, në tunelin e Murrizit ka problem gjeologjik, aty punohet përditë, s’është diçka që mund ta parashikonim. Situata në punët publike janë të mundura, në tunelin e Llogarasë para pak kohe ka dalë një shpellë, kjo e bën punën më të komplikuar.

Në tunelin e Murrizit ecet me shpejtësinë e breshkës, por ecet, unë s’u kërkoj falje dibranëve sepse sot shkohet e vihet lirisht. Por rrugë të lëna rrugëve si paraardhësi nuk ka me ne, nuk ka me mua, na kanë vonuar rrugët e lëna rrugëve me korrupsion. Ja ku jemi sot dhe do ta përfundojmë rrugën e Arbrit me sesbën .’- tha Rama.   

Ora 12:11
2275 ton naftë kontrabandë në Durrës, Rama: Çështja i përket drejtësisë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se 2275 ton naftë kontrabandë e kapur në Durrës pak ditë më parë, është një çështje tashmë që i përket drejtësisë. Kështu u përgjigj Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët dhe qytetarët online.

‘Unë nuk merrem me anije, çështja është një çështje që i takon drejtësisë, policia ka bërë detyrën e vet, dhe sikur media të bëjë detyrën e vet dhe mos të përdorë fuqinë e saj për të dezinformuar dhe vënë gjoba si për autoritete shtetërore dhe biznesin do të ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë më të ri.’- u shpreh Rama.

Ora 12:10
Rama: Së shpejti rritje të pagave edhe për zjarrfikësit


Kryeministri Rama premtoi pak më parë se edhe pagat e zjarrfikësve do të kenë së shpejti një rritje page. Sipas tij ky vendim është bërë shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh që edhe situata me zjarret është bërë shumë problem.

“Do të rriten edhe pagat e zjarrfikësve, që janë shumë të rëndësishëm edhe në këto kohë kur zjarret janë gjithmonë e më shumë një problem. Do ta adresojmë edhe atë”, tha Rama.

Ora 12:03
Rinia shqiptare emigron në Britani? Rama: Si mund t’i japësh 30 mijë paund kriminelëve? Investoni në Shqipëri

Në lidhje me emigrimin e të rinjve shqiptarë në Britaninë e Madhe, Kryeministri Rama bëri thirrje që ato mijëra paund që i jepen kriminelëve duhet të investohen në Shqipëri. Vendi sipas tij ofron shumë mundësi.

“Dëshiroj t’ju them se sigurisht që Shqipëria nuk i ofron dhe nuk ka si se të ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë së Madhe por Shqipëria i ofron gjithmonë e më shumë për atë që kërkon të bëjë mirë. Të harxhosh 20-30 paund për të paguar trafikantë ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me mbështetjen e qeverisë mund të bësh një agro turizëm atje ku je në Kukës, në Has,  ndërkohë që me agro turizëm mund të bësh më shumë para. Ne kemi gjithë dëshirën dhe këmbënguljen për ta bërë Shqipërinë gjithmonë e më të mirë. Shikoja shifrat e turizmit, janë shifra që vijnë nga Organizata Botërore e Turizmit, dhe është realisht një hapësirë e re që krijohet. Kjo është një Shqipëri që vërtet ka oportunitete”, tha Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori. 

Ora 12:01
Dosja për I.M, Rama: Çështja nuk mund të lihet pa transparencë! Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë

 

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online ka komentuar pretendimet se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë i përfshirë me ish-Sigurimin e Shtetit.  Rama u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet transparencë të plotë. Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë.

‘Për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje që ka peshën dhe meritën e vetë. Nuk mund të lihet pa u bërë transparente. Është çështja e një shtetasi I.M., spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-Presidenti. Kjo tregon një adresim. Në ligj thuhet se kush është kontrolluar nga ish-komisioni Bezhani, nuk mund të rikontrollohet. Mund të jetë vendosur me qëllim. Nuk është çështja e u kujtuam ne vonë apo na është bërë hall. Zotëria është një hall i madh i Shqipërisë. jo i yni në kuptimin e interesit politik.’- u shpreh Rama.

Ora 11:48
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

 

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka mik ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili po përballet me drejtësinë në SHBA për hetimet për lidhje me rusët. I pyetur nga qytetarët gjatë një komunikimi online, kreu i qeverisë tha se çështja me drejtësinë është një çështje që i përket atij në SHBA, ndërsa bëri thirrje që të pritet vendimi i drejtësisë në lidhje me hetimet.

‘Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA është çështja e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk bëhet drejtësia kështu. Pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha. Është e tmerrshme për këtë popull për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare është e tmerrshme. Nuk kam ca të them më shumë se kaq, bëhet fjalë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptarë. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm.’- u shpreh Rama.

Ish-agjenti i nivelit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

Një dokumenti i siguruar nga Insideri zbuloi se hetuesit po shqyrtonin marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave për bashkëpunimin e Rusisë me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Ora 11:44
Akuza se mbylli çështjen e financimit rus për Bashën, Rama: Berisha, simbol i llumit njerëzor, si mund të merret si pikë referimi

 

Të tmerrshme e konsideron Kryeministri Rama faktin se si ish-Kryeministri Sali Berisha mund të merret si pikë referimi apo pikë informacioni. Duke iu referuar akuzave të Berishës se ka mbyllur çështjen e financimit rus të PD, Rama tha se ka qenë PS ajo që e ka denoncuar e para këtë skandal.

“Ai që ju e quani ju kryetar të PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Pra i askujt tjetër, përveçse atyre që verbërisht e ndjekin, që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është momenti në botën e shpifjeve, është simbol i llumit njerëzor në jetën e shqiptarëve, në historinë e Shqipërisë. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë. Ju doni ta marr unë seriozisht atë dhe t’i jap përgjigje. A nuk është i njëjti që e mohoi me forcë financimin rus në PD, që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me patos Lulzim Bashën. Kjo është historia jo e ‘një budallai që hedh një gur në lumi dhe 100 të mençur se nxjerrin dot’ por e një shejtan budallai që ju tërheq prej hunde të gjithëve ju, jo mua, jo PS. Të gjithëve ju që e konsideroni si pikë referimi, si subjekt që meriton të futet në debatin publik. Financimi rus i PD është denoncuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Dhe të gjithë ata që janë çuditur sot dhe bëjnë sikur cacka ndodhur s’kanë lënë gjë pa iu thënë denoncuesve. Edhe çfarë kërkoni sot? Po në televizionin tuaj ka dalë Lulzim Basha dhe ka treguar për një përrallë me 500 aksionerë që financuan nga diaspora. Nuk është vetëm kjo, shumë shpejt do të habiteni edhe për çështje të tjera që janë aty dhe ulërasin. Dhe pastaj do të vini dhe të na thoni ke ndonjë gisht ti me mbylljen.

Ora 11:37
Gjuha e urrejtjes, Rama: Jemi në një situatë lufte civile me gojë

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online dhe gazetarët u ndal tek gjuha e urrejtjes në media dhe në politikë. Kreu i qeverisë tha se jemi në një situatë luftë civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë.

‘Shqipëria zë vendin e parë në Europë për Gjuhën e urrejtjes në media gjuha e urrejtjes kërkon shumë gënjeshtra.  Jemi në një situatë lufte civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë, megjithatë unë nuk kam asnjë rrugë tjetër ku nga njëra anë të bëjë përpjekjen time të mos kontribuoj fare në këtë tymnajë të madhe.’- tha Rama.

Ora 11:23
Financimet ruse, Rama: PS e ka ngritur si shqetësim, drejtësia e trajtoi çështjen por s’i dha kurrë përgjigje

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar financimet ruse në 2017 për Partinë Demokratike, ku kujtoi se kur socialistët e ngritën këtë temë ato u përqeshën nga kundërshtarët edhe mediat. Kreu i qeverisë tha se drejtësia nuk i ka dhënë një përgjigje kësaj çështje.

PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës. Dua tu kujtoj se ka riardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi të bërë nga SHBA se kjo nuk është një temë e re, kjo është një temë që kur ne e kemi trajtuar shumë prej jush, përfshirë dhe ata që sot hidhen përpjektë pasi e konsiderojnë si një tjetër gur në luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe përveç PS nuk ka marrë përsipër që të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një përqeshje e madhe. Ka qenë një front i madh i bashkuar politiko mediatik për ta mohuar me të qeshur. Kjo është një pyetje që duhet t’ja drejtoni prokurorisë, drejtësisë, pasi në fund të fundit politika dhe media kanë bërë zgjedhjet e tyre. Drejtësia e ka trajtuar çështjen dhe nuk ka dhënë kurrë një përgjigje. Sot shoh shumë që janë të tronditur! Detyra e tyre nuk është se sa herë flas unë apo PS, të skërmisin dhëmbët dhe të lëshojnë fjalë të rënda duke përqeshur çdo gjë që ne themi për kundërshtarët.’- u shpreh Rama.

Ora 11:19
Pensionet rritje të papërfillshme? Rama: Asnjëherë nuk është e mjaftueshme, por kemi bërë shumë! Inflacionin e kemi mbajtur më ulët se rajoni

 

Kryeministri Rama, i pyetur për çështjen e rritjes së pensioneve, ka thënë se sigurisht kur vjen fjala në këtë çështje asnjëherë nuk është mjaftueshëm por qeveria që ai drejton ka bëtë shumë  për t’i qëndruar pranë pensionistëve.

“Kjo është një çështje shumë sensitive natyrisht, çështje e shqetësimit tonë të përditshëm. Sado ne t’i ngremë pensionet asnjëherë nuk do të mund to t’ia themi vetes, pensionistëve jo e jo, që kemi bërë mjaftueshëm. Por fakti është se ne kemi ndërhyrë për të parë në të gjithë këto vite për të indeksuar pensionet 2 herë brenda një viti. Nëse i referohemi numrave kemi një rritje afër 10% të pensioneve. Këtë e kemi bërë për të ndihmuar pensionistët për të përballuar inflacionin në ushqimet bazë. Nuk është shumë por në fakt është shumë më shumë se sa ishte. Duhet të themi që inflacionin Shqipëria po e mban nën një kontroll krahasuar me vendet e tjera. Në vendet e tjera të rajonit është mbi 11% ndërsa në Shqipëri është një shifror. Patjetër që duhet bërë më shumë por ama rritja e bërë për pensionistët është një rritje e qëndrueshme dhe jo një paketë me afat”, tha Rama.

Ora 11:14
Sulmet kibernetike nga Irani, Rama: Qëllimi ishte shkatërrimi pa kthim i sistemeve për të lënë pas një tokë të djegur! S’ka arritur qëllimin

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me sigurinë kibernetike në vend dhe sulmin nga Irani. Kreu i qeverisë përsëriti se sulmi nuk ka arritur qëllimin, pavarësisht se synim kishte shkatërrimin pa kthim të sistemeve.

‘Ky është një shqetësim i madh, një shqetësim i ri pasi kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh, pro të një shkalle të ulët nga aftësia e penetrimit. Kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe të gjitha sistemeve digjitale. Një agresion që ka pasur një qëllim shumë të qartë zhdukjen dhe shkatërrimin e sistemeve, duke lënë një tokë të djegur nga pas. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë luftë të përbashkët. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë irrelevante sa i përket sensivitetit të tyre. Shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm, nuk janë dokumenta sekrete apo të fshehta. Ato që kanë patur si qëllim përhapjen e panikut, janë pjesë e këtyre sulmeve. Kjo luftë vazhdon dhe jemi në kushtet, kur duhet të përballemi me sulme të tjera të mundshme dhe të rrisim në një nivel tjetër sulmet kibernetike.’- u shpreh Rama.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kola: 18/09/2022 01:16

    HAP vende pune o kungull,,,o hajdut ,,dhe paguaji mire njerezit qe te mos ikin,,,,ne zgjedhjet lokale asnje vote per ps dhe asnje vote dhe per pd,,,,,nuk mund te votohen keta maskarenj qeveritare dhe opozitare...,,,///votoni per kandidatet e pavarur...

    Përgjigju
  • plarenti: 18/09/2022 01:09

    rrugen e arbrit do e mbarosh o rama kur te kesh vjedhur 200 milion euro,,, u morr vesh kjo pune,,,robt ku ti kesh,,,dhe te rente kanceri mu ne gjuhe o rama....

    Përgjigju
  • OLLGA: 18/09/2022 01:07

    PROFESORET E universiteteve ne amerike bejne 121.000 dollare ne vit,,,,d.m.th.10.000 dollare ne muaj,,,, kurse ti edi rama i paguan 700 dollare ne muaj,,,,profesoret ti hidhen ne fyt ketij hajduti,,,sepse leket e juaja profesore dhe leket e pensionisteve qe jane ne thesar i vjedh rama dhe ia jep oligarkeve si kastrati,,,mane,,salillari.per te bere pallate...///

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 17/09/2022 20:00

    Shum i duruar paska qen populli shqipetar qe mban ne krye kete felliqesire

    Përgjigju
  • emigranti: 17/09/2022 19:45

    PO ti z.rama nuk di asgje, per naften kontrabande,,,na u bere si sali berisha qe nuk dinte ku ishte gerdeci,,,dhe nuk e dinte qe baxhanaku i tij punonte aty....ju duheni marre nga populli ti rama,,saliun,,meten ,,kryemadhin dhe tju lidhesh pas nje traktori me rrota dhe tju terheqesh zvarre neper tirane derisa tu dale shpirti....vetem keshtu shpeton shqiperia....////

    Përgjigju
  • Arbërori: 17/09/2022 18:53

    Vet Edvin shkjau shqipfolës ështé agjent serborus që financohet na rusët e tani na shet pordh kinse na qenka i ”paster” o mjerim o i pështirë që je…!

    Përgjigju
  • Zana: 17/09/2022 16:59

    Rama arriti qe per kete keqkuptim qe ndodhi te kerkonte ndjese

    Përgjigju
  • Iris: 17/09/2022 16:59

    Nje teme shume e ekzagjeruar dhe e komentuar kot

    Përgjigju
  • O tej: 17/09/2022 16:26

    Berisha ke qene e mbetet mut-muti.

    Përgjigju
  • Liam: 17/09/2022 16:24

    Kur dikush kerkon ndjese si zoti Rama duhet te kuotohet dhe jo te nxjerresh direkt lajm pakuptim

    Përgjigju
  • ergi: 17/09/2022 15:55

    ky muhabeti i zvicres u ekzagjirua kot nga mediat

    Përgjigju
  • Ersa: 17/09/2022 15:54

    Si nuk e degjuam nje fjal te mire nga kta te PD

    Përgjigju
  • Klodi: 17/09/2022 15:52

    Partia Demokratike ka marr fund

    Përgjigju
  • Alban: 17/09/2022 15:48

    nje lajm i pehapur nga mediat ministria nuk ka faj per kete deklarate

    Përgjigju
  • Ladi: 17/09/2022 14:07

    Po ktu sesht njeri ktu jan te gjith tu fillu qe te media e port'halet e deri te ata horrat e PD bashk me ate nongrate ne krye

    Përgjigju
  • Arben: 17/09/2022 14:04

    Po ca te bejn ata leshkot e PD sdin ku Jan as vet edhe rrin e brockullisin

    Përgjigju
  • Kristi: 17/09/2022 14:02

    Po ajo I ka ngel PD vetem te shajn dhe te bertasin se sdin ku Jan as vet

    Përgjigju
  • Toni: 17/09/2022 13:46

    Ik oo Edo se ktu ne shipri po falimentojn ata qe kan investu nga 3 miljon pound, jo ne me investu 30 mij ,nae gjej ti nje biznes Si mundesh me hap me aq lek .

    Përgjigju
  • Teo: 17/09/2022 13:44

    Te gjithe i dime krimet e bera nga pd dhe nuk eshte cudi qe te kete bashkupnuar dhe me rusin

    Përgjigju
  • Eno: 17/09/2022 13:41

    Pd parti e cila e ka shkaterruar vendin dhe po vazhdon akoma ta bej

    Përgjigju
  • Goni: 17/09/2022 13:40

    Jemi mesu ne qe te kemi mbeshtetje nga qeveria si nga paketat resistences sociale sj dhe keto takimet

    Përgjigju
  • Ani: 17/09/2022 13:40

    Dicka qe pd e ka muduar gjithmon dhe me fund bashkpunimi u vertetua

    Përgjigju
  • Blerim: 17/09/2022 13:39

    Bravo i qofte per kto takime sqaruse per qytetaret

    Përgjigju
  • Gloria: 17/09/2022 13:26

    Sa palidhje flasin ndonjehere keto mediat

    Përgjigju
  • olsi: 17/09/2022 13:24

    drejtesia te vihet ne vend dhe te hetohet cdo anetar i pd

    Përgjigju
  • Sea: 17/09/2022 13:23

    Mire bete qe i debuat nga vendi yne ato njerez te ndyre nuk e meritonin te rrinin asnje minute me shume

    Përgjigju
  • Veni: 17/09/2022 13:21

    Rama ben shume mire qe iu kthehet mediave

    Përgjigju
  • xhesi: 17/09/2022 13:21

    drejtesia duhet te vihet ne vend dhe te hetoje patjeter partine demokratike ne lidhjen e financimit te rusve

    Përgjigju
  • Rindi: 17/09/2022 13:20

    Cdo lajm duhet te jete i sakte dhe jo te interpretohet pa logjike

    Përgjigju
  • Joni: 17/09/2022 13:19

    Media ne vendin tone genjen shume

    Përgjigju
  • Mondi: 17/09/2022 13:18

    Urojme qe keto sulme kibernetike mos ndodhin me dhe keto shtete te denohen per keto paturpesi qe bejne

    Përgjigju
  • studenti: 17/09/2022 13:15

    I nderuar zoti kryeminister, jam plotesish me ju. Rogat e pedagogeve te rriten ne baze te performances se universiteteve. Sot nje pjese e konsiderueshme e pedagogeve vegjetojne. Shkojne dy dite ne pune dhe bejne dy artikuj apo konferenca plagjiatura dhe kaq. Ky eshte pedagogu pa asnje arritje shkencore, le me pastaj si e ben mwesimin me kurrikukulat dhe spjegimet e viteve '60. Nuk meritojne asgje, le te behen pjese e projekteve europiane, po nuk jau mban se jane te pa pergatitur madje zor se dine te flasin. Respekte per pergjigjen e perpjekejet per cilesine e univeresiteteve.

    Përgjigju
    • Bledi Sota: 17/09/2022 15:01

      shume mire e ke o patronazhist. ajo cfare japin pedagoget jane qe 30 -40 % e studenteve te teknologjise se informacionit pasi mbarojne bachelorin shkojne dhe vazhdojne masterin ne Europe,punojne ne sektore dhe kompani te ndryshme qe ty te punon interneti tv etj apo sisteme te #.Hajde njehere ne universitet, Upt Fti dhe me pas bej komente. Rrogat jane qesharake, sot nje pako makarona kushton 155 leke nga 100leke e te tjera. me cfare te ushqehet ai pedagogu. Ky bossi qe del,eshte njeriu me i Zi qe ka drejtuar shqiperine,une e kam votuar 3 here, por harram, ky nuk shikon nen hunden e vete, hajde tek Upt si e ka glaberuar sheratoni pjesen e parkut te liqenit. Turp qe kemi nje Km i tille.

  • Jorgo: 17/09/2022 12:59

    Keta te PD kane marre fund si parti vetem per budalliqe e kan mendjen

    Përgjigju
  • Marjo: 17/09/2022 12:48

    Eshte turp qe kemi nje opozite te tille kaq te mjerueshme

    Përgjigju
  • Miri: 17/09/2022 12:47

    Perderisa eshte hedhur si akuze normal qe ka fakte ps-ja per kete ceshtje

    Përgjigju
  • Arbërori: 17/09/2022 11:26

    O mashtues,ti shumë e di se nga erdhi ky ”sulm” ! Ti je një tradhtar o Edvin shkjau shqipfolës, e gjithë kjo ka ardhur nga Nishi ( qendra ruse) në Serbi. Kujt po i qet hi syve….o agjent serborus

    Përgjigju
    • gjergji: 17/09/2022 12:08

      O Arberor apo kodosh arberor: Sulmet kibernetike asnjehere nuk ndalohen.Me perjashtim te mjediseve shteterore super super sekrete,mjediseve super sekrete ushtarake jane te mprojtura nga disa sisteme mprojtese te cilat ndalojne depertimin. Kto sisteme e vecanarisht mirembajtja kan kosto jashtezakonisht te madhe e Shqiperia nuk besoj ta perballoj kte kosto,vetem vendet super te pasura kan kte mundesi e patjeter mjediset super sekrete ushtarake apo ekonomike.Hollanda,India,pakistani,Israeli sulmohen kibernitikisht NGA iRANIo qen pincer i S.Berishes.

    • PeDe: 17/09/2022 11:53

      O Sale....pse shkruan me pseudonime :D

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi