SOLIDARITETI/ 'Nuk e kemi harruar miqësinë...', u hapën derën para 20 vitesh, kosovarët i kthejnë ndihmën familjes nga Durrësi

Ky është rasti konkret i lidhjes së fortë mes kosovarëve dhe shqiptarëve duke treguar se jemi një komb dhe të pandashëm.

Ata nuk e harruan që familja shqiptare i hapi dyert gjendjes së keqe të të prekurve nga lufta e Kosovës.

Familja prej tre antarëve Kazanxhi nga Durrësi, e cila i mbijetoi tërmetit që goditi mëngjesin e djeshëm do të streohet në familjen nga Deçani i Kosovës.

Ata e kanë strehuar familjen Qorraj gjatë luftës së Kosovës dhe tashmë ata po i kthejnë mirësinë pas 20 viteve.

“Që në kohën e luftës jemi miq të vjetër, nuk e kemi harruar miqësinë dhe vendosëm të ikim tek miqtë tanë”, ka thënë Mihal Kazanxhi, kryefamiljari nga Durrësi.

Familja nga Durrësi do të qëndrojnë disa ditë deri në qetësimin e situatës,  në fshatin Carabreg  të Deçanit të Kosovës.

Sipas Radio Europa e Lirë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

“Na thanë të shkonim atje se e panë se çfarë ankthi kishim. Kishim nevojë të iknim të qetësoheshim dhe pas kaq vitesh nuk u thonim jo. Ne kemi fjetur jashtë”, ka thënë Yllka Kazanxhi.

Ky gjest njerëzor tregon lidhjen e fortë të shqiptarëve kudo që ndodhen, ku theksojmë se Kosova ishte e para që dërgoi forcat speciale në vendin tonë për të nxjerrë trupat nga rrënojat.


Lajmi kryesor:

SOLIDARITETI/ Qeveria jep rrogën e nëntorit! Të rinjtë tetovarë me mision në Shqipëri: Do marrim me vete 5 familje (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria