'Produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës', kryeministri Rama falenderon ndihmën e ushtarëve

'Produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës', kryeministri Rama falenderon ndihmën e ushtarëve

Foto nga pasojat e tërmeteve

Ushtar kosovar

Forcat civile të Kosovës ishin të parat që u erdhën në ndihmë të prekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.

Kryeministri Rama i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme ndihmës së madhe që fqinjët tanë i dhanë vendit.

Ai ka postuar një foto të një ushtari kosovar, që ndodhet me mision për të nxjerrë jetët e ndodhura poshtë rrënojave.

“Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.

Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes - ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet.

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës.

Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë”, ka shkruar kryeministri krahas fotos.


Lajmi kryesor:

HERONJTË e heshtur! Nga Sadaku te ushtari shqiptar me lot në sy...Fotot prekëse nga tërmeti në Shqipëri


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave