Policia greke po heton vrasjen e 4 anëtarëve të familjes shqiptare në Greqi. Nga hetimet e deri tanishme rezulton se as ish-bashkëshorti i 37-vjeçares që u gjet e vdekur me dy fëmijët dhe bashkëshortin, nuk rezulton të jetë autori.
Burime nga mediat bëjnë me dije se dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës. Ai kishte debatuar me çiftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa. Autoritetet greke dyshojnë tek ai sepse e njihte mirë banesën. Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.
Trupat e 32-vjeçarit dhe 37-vjeçares janë gjetur në një rimorkio në magazinën e shtëpisë, ndërsa fëmija trevjeçar është gjetur në një shtrat në magazinë. Viktimat ishin mbështjellë me batanije pasi pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i autorit është lënë në mes.
Ndërsa fëmija tjetër, dy vjeç, është gjetur i pajetë brenda në shtëpi nga vëllai i tij 12-vjeçar. Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërsa plagët e shkaktuara në trupat e burrit dhe gruas janë të shkaktuara nga plagë me armë zjarri.
Zbardhja e ngjarjes është çështje kohe kjo pasi grupi i hetimit ka shfrytëzuar dëshmitë e fqinjëve si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe janë në kërkim të autorit.
Lajmi kryesor: