'Nuk është realiteti', Bardh Spahia i përgjigjet Ramës: U kape 'galif', por situata është skandaloze

'Nuk është realiteti', Bardh Spahia i përgjigjet Ramës: U kape 'galif', por situata është skandaloze

Pas deklaratës së kryeministrit Rama për audion e shpërndarë nga PD se në spitale mungojnë doreza e dezinfektantët se ky nuk është realiteti, kanë reaguar sërish PD duke thënë se ky është një mashtrim dhe se kryeministrin u kap 'galif'. Ish deputeti demokrat, Bardh Spahia  tha se kjo është një politikë kriminale e qeverisë  dhe jo thjeshtë papërgjegjshmëri duke fshehur realitetin skandaloz të shëndetësisë.

'Kur Edi Rama "mëson" nga PD se si e ka situatën në shërbimin shëndetësor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa ujë! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thotë se nuk qenka realiteti i përgjithshëm! Pasi thirrjet tona për marrjen e masave urgjente, nuk u dëgjuan, PD ka monitoruar situatën në terren, e cila është siç e pranon vete drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8: pa furnizimin bazik edhe për gripin stinor, jo me për Koronavirusin e ri! Rama konfirmoi sot se kërcënimet e drejtoreshës në mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekësor për të mos treguar realitetin skandaloz të shëndetësisë nuk është aspak një rastësi por një politike e mirëfilltë kriminale e kësaj qeverie. Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri Edi Rama, është KRIMINALE! PS. Edhe diçka o mashtruesa e të paaftë, nuk është diskutim në telefon por debat në mbledhje midis drejtoreshës dhe stafit mjekësor', shkruan Spahia.

Më herët Rama tha se këto janë infodemi që përhapen qëllimisht për të luajtur me psikologjinë e njerëzve dhe për t'i bërë të ndihen të pasigurt. Kryeministri tha se ka probleme aty apo këtu, por ajo audio nuk është realiteti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali