Kryeministri Rama ka folur për herë të parë në lidhje me audio regjistrimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, ku drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë ngre mungesën e dorezave mbrojtëse dhe të dezinfektantëve në qendrën shëndetësore. Rama tha se ka probleme aty këtu, por që kjo nuk ka lidhje me realitetin. Kryeministri shtoi se dihet se kujt i shërben kjo infodemi dhe përhapje e lajmeve të rreme që po luajnë me psikologjinë e njerëzve. Për Ramën kjo është infodemi që më shumë shkakton ankth dhe pasiguri te njerëzit bëhet nga burime që duan të përhapin panik dhe dihen arsyet se pse e bëjnë këtë.
'Jam jo fort i lumtur me gjithë këtë bombardim që i bëhet njerëzve me koronavirusin, që është problem, por kemi të bëjmë me një epidemi që ka të gjitha të panjohurat me vete. Por kemi të bëjmë me një infodemi dhe një epidemi të lajmeve të rreme dhe komenteve pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë panikun, ankthin dhe pasigurinë e njerëzve. Duhet të jemi të kujdesshëm, fatmirësisht ne nuk kemi ende asnjë rast në Shqipëri. Ka burime që me qëllim duhet të përhapin panikun dhe ju e dini shumë mirë kush i ushqen ato burime dhe pse e bën atë. Asgjë nuk është e vërtetë. Mos ardhtë kurrë, por ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet tona. Të mos i referohemi produkteve të papërgjegjshmërisë së mediave si episodi dje ku njëra mori në telefon drejtoreshën e qendrës spitalore jo ka alkool jo nuk ka alkool që luan rëndë me psikologjinë e njerëzve. Sigurisht që probleme ka aty apo këtu, por kjo nuk është pjesë e realitetit. Imagjinoni tani e çfarë ndodh këtu po të mos jemi të vëmendshëm se çfarë është virusi i infodemisë apo çfarë po ndodh në vendin tonë', tha Rama.
Një ditë më parë Partia Dmeokratike bëri publike një audio ku dëgjohet sipas saj drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë duke debatuar me personelin se nuk ka doreza dhe as alkool dhe për këtë mund të marrin raki!
Lajmi kryesor:
Rindërtimi/ Rama: 90 % e pallateve do ngrihen nga e para, nuk spostojmë lagjet! Shijaku, potencial turizmi si Belshi
I.K/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01