Tërheqja nga gara për kreun e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet e 14-majit ka qenë një vendim politik me vlera euroatlantike. Kështu shprehet Sandër Marku i cili vendosi të mos jetë pjesë e garës për zgjedhjet vendore, por ftoi qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike, pasi lista e kësaj force politike në Këshillin Bashkiak është dinjitoze me njerëz me integritet të lartë profesional dhe moral.
"Partia demokratike e Lezhës e ka kryer misionin e saj dhe emri im ka qenë i kuotuar si kandidat për Bashkinë e Lezhës. Ne kemi bërë një listë për parlamentin e Lezhës. Ne do t’i ftojmë qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Ne do të ndjekim qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të gjithë të votojnë Partinë Demokratike", ka thënë ai për mediat.
Më parë Marku kishte reaguar në Facebook.
"Në cilësinë e Kryetarit të komanduar të Degës së PD-së Lezhe dhe si kandidaturë për Kryetar Bashkie, kam depozituar pranë PD-së Tiranë, dosjen me listën e 41 keshilltarëve PD-së! Ndërkohë, ju bëj me dije, se unë kam qenë, jam e do te jem në unison me qëndrimin zyrtar të PD-së së Shqipërisë. Ndërkohë ftoj të gjithë anëtarët e PD-së që të vijojnë të jenë tek PD-ja, tek shtëpia e tyre 32 vjeçare, tek shtëpia e vërtetë e tyre e mos të shkojne tek streheza provukuese e shtëpisë së LSI-se apo e PL-se, ku strehohen njerëz të sanksionuar nga miqtë dhe aleatët tanë euroatlantik", shkroi Marku.
Partia Demokratike në Lezhë do ta përqëndrojë fushaten vetem tek Këshilli Bashkiak dhe nuk do të mbështese kandidatin e kualicionit "Bashkë Fitojmë", i cili garon me siglen e Partisë së Lirisë të Ilir Metes thotë, Marku.
“Votoni listën e Këshillit Bashkiak, votoni PD-në! Të maksimalizojme votat për PD-në, për ju, e për të ardhmen tonë të përbashkët. Së shpejti, ditë më të mira do të vijnë për të gjithë demokratët e Lezhës dhe te gjithë Shqipërisë. Fitore!” – shkroi Marku.
Bashkia Lezhë do të ketë dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14-majit Pjerin Ndreun e Partisë Socialiste dhe Pashk Gjonin e koalicionit "Bashkë Fitojmë".
Eriselda Zotaj Çelaj, kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 14 majit thotë se nuk do të tërhiqet pavarësisht presionit që mund të marrë apo ftesave për t'u bashkuar në këto zgjedhje.
"Zyrtarisht, jam në garë për Kryetare në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023, si Kandidate e Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bashkinë Fier. Theksoj se pjesmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s`ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas! Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Fier.
Ndaj, ftoj: Çdo bashkëqytetarë, që të më bashkohet në rrugëtimin tim, me ide dhe kontribut konkret që Bashkinë e Fierit ta kthejmë në shtëpinë e gjithësecilit, ku mund të trokitet pa droje çdo ditë dhe sa herë të jetë e nevojshme për të marrë shërbimet që i detyrohet ky Institucion.
Çdo simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në territorin e Bashkisë, ku ndër vite kemi kaluar sfida të mëdha, kemi sakrifikuar shumë, veçanërisht vitet e fundit, kemi luftuar ndaj padrejtësive, pushtetit korruptiv dhe krimit, jemi përballur me kundështarin, që edhe kësaj here të jemi bashkë me qëllimin e vetëm: Fitoren e Kryetarit të Bashkisë Fier me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Demokratët e kanë vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike ! Ta lëmë pas të kaluarën dhe të gjithë bashkë ta bëjmë BLU Bashkinë PËR FIERIN, PËR SHTËPINË TONË", shkruan ajo.
Z.Marku,vendimi juaj per t'u terhequr mu duk fillimisht veprim prej frikacaku e njeriu te dobet,por kur lexoj xhevahire te tilla ne lidhje me terheqjen tuaj si: / Veprim politik me vlera euroatlantike/,atehere mendoj, qe terheqja juaj eshte sherbimi me i mire qe i beni lezhianeve.
PërgjigjuBerishes duhet ti behet muti fare?
Përgjigju