Nuk është momenti që politikanët e Kosovës të sillen si fodull, por të sillen si shqiptarë

Nuk është momenti që politikanët e Kosovës të sillen si fodull, por të sillen si shqiptarë

Bajram Begaj gjatë vizitës në Kosovë

Vizita e Presidentit Bajrami në Kosovë,  përveç se bën  pjesë  në  një  traditë tashmë të  afirmuar shqiptare,  bëhet edhe në  një moment të rëndësishëm,  sepse për pak sa Vuçiç nuk nisi një  aventurë të  ngjashme me atë  të Milloshevicit për  t'i  vënë  përsëri  zjarrin Ballkanit! 

Përtej, traditës vizita e Presidentit të  ri,  ashtu si në  çdo rast kur president bëhet një  figurë e re,  me një  background  jo politik do të  kishte  risitë e saj!  Kjo u vu re bga fakti se kjo vizitë në  dallim nga të  tjerat ishte më  formale e po ashtu edhe gjuha e përdorur ishte më pak politike e më  shumë  pragmatike! 

Dy ishin risitë e kësaj  vizite:

- Propozimi për një traktat të  përbashkët mbrojtje!  Duket interesant në  pamje të  parë,  por në  themel nuk sjellë  asgjë të re!  Nuk ka nevojë për  traktat të  shkruar,  kur gjithmonë ka ekzistuar traktati i pa shkruar,  kush prek Kosovën ka prekur edhe Shqipërinë e kjo është  e sanksionuar me shumë  delikatesë në  Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë!

- Mos vizita e Presidentit në  zyrën  e LDK!  Për  këtë  të  fundit po aludohen edhe çështje të  sigurisë!  Megjithatë, mesazhi është  më  i rëndësishëm sesa fakti i mungesës së vizitës në  këtë  seli!  Ndoshta kishte ardhur mimebti që një president ta kishte  me detyrim bërjen e qokave nëpër seli partiaka kushdo qofshij ato! 

Presidenti i Republikës duhet të  ketë  në  protokollin e tij vetëm vizitën e institucioneve dhe të  organeve shtetërore!  Çdo  kryetar Partie e ka detyrim ta  takojë Presidentin e Republikës së  Shqipërisë,  në çdo mjedis apo ambient që  e propozon ky i fundit! Nuk mund të  vazhdojnë partitë politike në Kosovë të  sillen me prepotencë e arrogancë kundrejt institucioneve shqiptare sikur të  ishin bajraktarët e dikurshëm!  Ka ardhur momenti që  në  të mirë  të  Kosovës e të ardhmes të  përbashkët të  sillen si shqiptarë! Nuk ka asnjë  forcë, prestigj apo forcë  që  shqiptarët e Kosovës të  krijojnë rivalitet ndaj Shqipërisë e aq më  keq  ndaj Presidentit të  Republikës të Shqipërisë,  pavarësisht faktit se cili individ e mbulon këtë  institucion kaq të  rëndësishëm!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës