Dhuna është një fenomen mjaft i përhapur, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Rasti i Noemit ka tronditur Italinë, e më gjerë. Ajo ishte 16 vjeç, kur u njoh me një djalë në Facebook, vetëm një vit më të madh.
Por jeta e saj do të shndërrohej në skëterrë, me njohjen e 17-vjeçarit, i cili e rrahu dhe dhunoi mizorisht të renë, derisa i mori tragjikisht jetën.
"Nuk është dashuri, në qoftë se ajo dhemb ... nuk është dashuri, nëse ajo kontrollon ... nuk është dashuri, nëse ajo ju godet ... nuk është dashuri, nëse ajo poshtëron ju ... ", një britmë e dhimbje e të gjitha grave të dhunuara dhe të abuzuar nga burrat e tyre famëkeq.
Ky është mesazhi që la vajza, para se jeta e saj të shuhej padrejtësisht. Një mesazh, që duhet lexuar nga çdo vajzë, çdo nënë, çdo grua! Një e re iku, mbeti viktimë e dashurisë, që në fakt nuk mund të quhet e tillë, por një komplot monstruoz, që varrosi vajzën në kampe. E megjithatë, ajo la një mësim për çdo adoleshente, që mund të bie pre e mashtrimeve të tilla, një mesazh i shkurtër, por që flet shumë.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com