Nuk falen gjobat! 'Ekonomia' rrëzon nismën e Beqaj (VIDEO)

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar nismën e deputetit Ilir Beqaj për të falur gjobat për bizneset ushqimore të gjobitura nga AKU për periudhën 1 korrik-31 gusht për mungesë të licencave të veçanta. Në komision, deputeti Beqaj ka deklaruar se bizneset ishin të painformuar.

“Ka një parim të përgjithshëm juridik, që padija nuk është justifikim përpara ligjit por në gjykimin tim, duke qenë se mosdija ka qenë kaq masive AKU mund të vepruar edhe në mënyrë më të lehtë, pasi jo në çdo rast vendoset gjoba”, u shpreh Beqaj.

Për kryetarin e Komisionit, Arben Ahmetaj mungesa e informimit nuk i bën të pafajshëm. “Asnjë nga ne nuk është i pafajshëm, në aspektin ligjor nëse nuk e din ligjin që ka një ditë apo 10 vite që ka dalë dhe aktiv”, tha Ahmetaj.

Edhe ministria e Bujqësisë ka qenë kundër kësaj nisme. Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi tha se falja e gjobave për një pjesë të bizneseve është e padrejtë. “Ne jemi për mos aprovimin e këtij ligji. AKU ka qenë duke ushtruar funksionet e veta. Gjatë vitit 2019 totali i subjekteve të gjobitura për të njëjtat arsye është 80 subjekte që do të thotë se një pjesë trajtohen dhe një pjesë nuk trajtohen”, u shpreh zëvendës ministrja e Bujqësisë. 

Ndërsa kryetari i sapo emëruar i AKU, Robert Lili pohoi se të gjitha gjobat janë apeluar nga subjektet. “Në periudhën që diskutohet janë 22 gjoba  në korrik dhe 30 në gusht, në shtator janë vetëm tre gjoba të vendosura. Të gjitha gjobat janë të apeluar pranë AKU por edhe në Gjykatë”, tha Lili.

Gjobat e vendosura për bizneset varionin nga 1 milionë deri në 2 milionë lekë të reja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!