Lefter Maliqi  kandidat i Partisë Demokratike në listën e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendrot të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë drejt marrjes së mandatit të deputetit, pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.

Pas verifikimit nga ana e KQZ, Lefter Maliqi pritet të marrë mandatin e deputetit të PD-së në qarkun e Beratit.

Maliqi punon prej kohësh  si zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Nga PD-ja, edhe Myslim Murrizi që është deputet, nuk e dogji mandatin si kolegët e tij opozitarë. Po ashtu, nuk ka firmosur ende dorëheqjen edhe Rudina Hajdari, ndërsa nga LSI, jashtë vendimit të grupit doli edhe Lefter Koka. 4 kandidatë të LSI-së, i kanë dorëzuar formularët e deklarimit për tu bërë deputetët e rinj të LSI-së, në Kuvendin e Shqipërisë.