'Nuk flas për titullin', Sedloski falenderon futbollistët për debutimin me fitore! Autorët e golave te Vllaznia: Me trajnerin e ri ekipi funksion më mirë

Vllaznia i dha fund ecurisë negative prej 6 ndeshjet pa fitore, duke thyer 3-1 Erzenin në javën e 28 të Superligës, që ishte edhe sfida e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Goce Sedloski.

“Ka qenë një kohë shumë e shkurtër në dispozicion për të stërvitur ekipin. Gjithsesi falenderoj futbollistët për fitoren, por edhe kundërshtarin pasi bërë një ndeshje të bukur. Nuk kam biseduar me presidentin për titullin, pasi besoj se jemi larg,”-tha Goce Sedloski, trajner i Vllaznisë.

“Mendojmë me atë që u pa dhe lojtarët dhanë në fushë Vllaznia e meritoi fitoren. Ndoshta edhe ne ua bëmë pak më të thjeshtë,”-u shpreh Xhevahir Kapllani, trajner i Erzenit.

Autorët e golave ishin tejet të lumtur për fitoren që e ngjitën Vllazninë në kuotën e 41 golave, por mbi të gjitha për lirshmërinë që kishin në fushën e lojës.

“Goli jo vetëm që të sjell motivim por të shtyn të punosh në vazhdimësi. Jam i kënaqur për këtë, ndërsa se çfarë ndryshoi trajneri e patë vetë në ndeshje. Ishte një ritëm tjetër. Jo që trajneri tjetër nuk ka punuar, por që ekipi u përgjigj më mirë në këtë ndeshje,”-deklaroi Liridon Latifi, futbollist i Vllaznisë.

“Jam i kënaqur edhe për golin, por edhe për ekipin se më pëlqeu shumë sot. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi e zhvilluam ndeshjen plus morëm 3 pikë shumë të vlefshme,”-tha Fjoart Jonuzi, futbollist i Vllaznisë.

“Jam i kënaqur në aspektin personal pasi është një gol më tepër, por jam shumë i kënaqur edhe për tre pikët e arritura,”-u shpreh Herald Marku, futbollist i Vllaznisë.

Tre pikë tejet të rëndësishme mori edhe Laçi, që fitoi 1-2 me përmbysje kundër Teutës. Një fitore që i ngjiti kurbinasit të paktën përkohësisht në vendin e 6, ndërsa kjo ishte edhe ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica. Të hënën ndërkohë luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj jave mes Egnatias dhe Partizanit si dhe Tirana-Kukësi.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa