Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë ndaj Armando Prengës.
Shkak për këtë është bërë mungesa e numrit të duhur të trupës gjyqësore, pasi në këtë seancë ka munguar gjyqtari Ardian Nuni.
Seanca tjetër pritet që të mbahet në ditët në vijim.
Deputeti Prenga akuzohet si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në datat 4 dhe 5 shtator 2015, përpara komisariatit të Kurbinit, ku gjatë një përleshje mes pjesëtarëve të fisit Prenga dhe Cali, mbetën të plagosur shtatë persona.
Konflikti mes dy familjeve, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut, që për shumë vite kishte qenë në duart e Calëve, ndërsa kohët e fundit i ishte dhënë vëllait të Armando Prengës.
Deputeti Prenga për shumë kohë qëndroi në burg, por më pas ai u lirua.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com