Banorët e fshatit Peshtan në Fier kanë dalë sot në një protestë dhe shkak për këtë është bërë mosfurnizimi me ujë të pijshëm i tyre prej më shumë se një viti.
Të prekur nga ky problem janë më shumë se 2 mijë banorë të cilët nuk kanë ujë dhe detyrohen që të mbushin ujin që konsumojnë çdo ditë në një burim që është rreth 2 kilometër larg fshatit.
“Kemi një vit pa ujë. I gjithë populli vuan, i bëjmë thirrje qeverisë që të vërë dorë në Peshtan” tha një banor. Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Po marrim epidemi e infeksione sepse nuk ka ujë”.
Sakaq, një tjetër theksoi se, “I mbushim kovat e bidonët me krah e gomerë” dhe një tjetër tha se, ‘Problemi këtu nis nga një pompë. Nëse ajo zëvendësohet, uji vjen në çezmat tona” tha ai.
Furnizimi me ujë është problematik dhe mungon totalisht jo vetëm në çezmat e konsumatorëve, por edhe në godinën e shkollës 9-vjeçare të fshatit.
‘Ne nuk kemi ujë tek shkolla dhe nevojat personale i kryejmë tek lokali pranë godinës së shkollës” tha një nga nxënësit.
Sipas banorëve, shkak i mungesës së ujit të pijshëm është djegia e një pompe që sjell ujin në fshat.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

VIDEO