Nuk gjen qetësi Rumania, regjistrohen 54 viktima dhe mbi 1200 raste të reja Covid

Nuk gjen qetësi Rumania, regjistrohen 54 viktima dhe mbi 1200 raste të reja Covid

Duket se infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi ka hedhur rrënjë të thella në Rumani teksa vendi prej rreth një muaji mbetet në pragun e 1000 raste të prekur dhe raporton dita ditës një numër të lartë vdekjesh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar pozitiv 1256 të identifikuar të rinj me Covid, ndërsa dje ishin 1060 pozitivë

Gjithashtu autoritetet raportuan edhe për 54 viktima, 4 më pak se dje.

Që prej fillimit të pandemisë.

Rumania ka patur 81 646 të infektuar kurse totali i viktimave ka shkuar në 3421. Gjithashtu janë shëruar edhe më shumë se 36 mijë pacientë.

Sllovenia ka raportuar sot për 36 raste të reja (dje ishin 21) dhe asnjë viktimë.

Totali i të prekurve në vend është rritur në 2722 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur mbetet i pandryshuar në shifrën 133

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar