Itali, dhunoi gruan sepse nuk gjeti darkën gati, policia e arreston dhe e kthen në Shqipëri

Itali, dhunoi gruan sepse nuk gjeti darkën gati, policia e arreston dhe e kthen në Shqipëri

Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Peruxhias pasi ka ushtruar dhunë në familje. Sipas mediave italiane, shqiptari ka dhunuar bashkëshorten e tij së bashku me djalin, pasi nuk kishte gjetur darkën gati.

Të dy të dhunuarit u gjetën në rrugë nga policia, e cila i shoqëroi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptarit, i cili ishte edhe pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali. Pas kësaj ngjarje, ai është dërguar në aeroportin e Fiumicinos dhe është nisur për në Shqipëri, ndërsa djali dhe gruaja janë dërguar në një qendër sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë