Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Shumë njerëz e kanë zakon të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Të tjerë kanë idenë se duke kufizuar ushqimin, sidomos vaktin e mëngjesit do të bien në peshë. Në fakt, duke mos ngrënë mëngjes ndodh e kundërta.

Një studim amerikan thotë se 26.7 përqind e njerëzve që nuk hanë mëngjes janë mbipeshë. Sipas të dhënave, konsumi jo i rregullt i mëngjesit nxit të gjithë treguesit e mbipeshës, ndërsa njerëzit që ushqehen në mëngjes i kanë këto tregues në nivele të ulëta.

Për më tepër, njerëzit që nuk hanë kurrë mëngjes raportojnë shtimin më të madh në peshë në 12 muaj. Gjatë studimit, ekspertët mbikqyrën sjelljen e 347 njerëzve të ndryshëm gjatë harkut kohor të 2005-2017.

Pjesëmarrësit në studim ishin të grupmoshës 18-87 vjeç. Secili prej tyre plotësoi të dhënat e peshës trupore dhe përmasat.

Rezultatet e studimit

Studimi zbuloi se dimensioni i belit të njerëzve që nuk hanin mëngjes arrinte në 97.5 cm, ose 9.8 centimetra më shumë se njerëzit që hanin mëngjes të paktën 5 herë në javë.

Humbja e mëngjesit dëmton zemrën

Studime të mëparshme tregojnë mbi vaktin e mëngjesit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë mëngjes të bollshëm e të shëndetshëm kanë një formë të mirë fizike, nivele të mira të tensionit të gjakut dhe zemër të fortë.

Studiuesit amerikanë thonë se njerëzit që humbin mëngjesin ose konsumojnë shumë pak ushqim janë më të rrezikuar nga ngurtësimi i enëve të gjakut.

Për më tepër, këta njerëz janë më të prirur të sëmuren edhe nga diabeti.

Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes:

Tërshëra

Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut.

Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.

Vezët

Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme.

Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

Boronicat

Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

Arrorët

Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

Mjalti

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë