Nuk i dha lamtumirën e fundit as nënës, Kadri Veseli humb të shtrenjtën e tij teksa ndodhet në paraburgim, 6 muaj më parë i iku edhe babai
Kadri Veseli me prindërit e tij
Kadri Veseli, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, mëngjesin e sotëm humbi nënën e tij në moshë 93-vjeçare, Ajshe Veseli.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije një familjar i Veselit. Ndërkohë kujtojmë se më 7 korrik të vitit 2021 ka humbur jetën edhe babai i ish-kryedemokratit, Fazil Veseli.
Pa i dhënë puthjen e lamtumirës, Veseli humbi brenda 6 muajsh të dy prindërit e tij.
Kujtojmë se Veseli nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij, pasi ndodhej në paraburgim, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion nëse do të jetë në atë të nënës.
Ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ai së bashku me ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?
-
Mirë
87.7%
-
Keq
7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 1340
Lajme të tjera
-
Gucati e Haradinaj para vendimit të Gjykatës Speciales, me çfarë akuzash do përballen?
17 Maj, 21:42
-
Mero Baze: A po kompenson Edi Rama braktisjen e luftëtarëve të UÇK nga shteti i Kosovës?
10 Maj, 20:24
-
Ish-komandantët e UÇK-së para Gjykatës, njihen me akuzat e reja dhe deklarohen të pafajshëm: Gjyqi të fillojë sa më shpejt! Krasniqi: Më vjen turp që po jetoj në këtë kohë
10 Maj, 16:01
-
'Çmallje e nevojshme', Rama shkon në Hagë, viziton Thaçin: Ishte në top formë dhe i bindur se do t'i tregojë botës pastërtinë e luftës së UÇK (VIDEO)
10 Maj, 11:57
-
Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi në paraburgim, shtohen akuzat për ish-krerët e UÇK-së
3 Maj, 16:58
-
Identifikohen 621 rusë të dyshuar për krime lufte
2 Maj, 09:53
-
Krime lufte apo genocid? Çfarë ka kryer Rusia ndaj Ukrainës dhe ku qëndron diferenca mes tyre
6 Prill, 07:53
-
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë fillon seancën dëgjimore për Ukrainën; Rusia refuzon të marrë pjesë
7 Mars, 20:58
-
FOTO-ja/ Ja 10 rastet e dyshuara si krime lufte në Ukrainë! Amnesty International: Pushtimi, akt agresioni dhe katastrofë e të drejtave të njeriut
2 Mars, 14:12
-
A ka bërë Rusia krime lufte? Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hetojë “ngjarjet në Ukrainë”, çfarë do të thotë kjo
1 Mars, 00:33
-
Haradinaj ia thotë troç Prokurorit të Speciales: Kam vrarë ushtarë serb sa kam mundur, jo aq sa kam dashur (VIDEO)
13 Janar, 11:40
-
I vdiq nëna, Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë dhe kthehet në Kosovë (VIDEO)
10 Janar, 16:52
Zoti Veseli shume Respekt per ju dhe dheu i leht qoft per prindrit tuaj.
Përgjigju