'Nuk i duam fare'...Banorët kundër vlerës së shpronësimeve! 'Ngecin' punimet për aeroportin e Kukësit

Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit janë ndërprerë prej disa kohësh, për shkak se ende nuk është bërë shpronësimi i pronave qe prek zgjerimi i aeroportit.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, deklaron se dita e nisjes së punimeve nuk do të jetë e largët pasi bashkia i ka përmbushur detyrimet e veta dhe i ka pajisur të gjithë banorët me titullin e pronësisë për t’i hapur rrugë shpronësimeve.

"Aktualisht kemi përfunduar rreth 700 pronësi të gatshme për t'i marrë banorët e Shtniqnit dhe një pjesë e mirë janë bërë me letra dhe besoj që shumë shpjet do nisë puna për të mbyllur investimin e aeroportit", tha Safet Gjici.

Në anën tjetër banorët  vijonë të kundërshtojnë çmimin e ofruar nga qeveria për shpronësimet dhe nëse kompensimi nuk do të bëhet sipas vlerës së tregut të tokës, pronarët paralajmërojnë se do t'i drejtohen institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri dhe Strasburg.

"Çmimin na e kanë dhënë me 2 mijë metri katror mesa kemi dëgjuar. Është turp dhe në një vend shkretëtirë, është turp. Nuk i duam fare, ne as me 6 milion s'kemi qenë dakord sepse aq e kemi blerë dhe vet", tha një pronar.

"Çmimi i tregut shkon nga 15-25 milion lekë dynymi ne që mos të bëhemi problem për ndërtimin e aeroportit, ne jemi shumë dakord që të shpronësohemi me çmim tregu", tha një tjetër pronar.

Prej datës 24 dhjetor të vitit të kaluar i gjithë materiali hartografik në zonën kadastrale 3425 Shtiqën që përfshin 7590 pasuri është hedhur në sistemin e ASHK. Punimet për Aeroportin e Kukësit u ndërprenë në dhjetor të 2019 pas kërkesave të banorëve për shpronësim.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë