Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 m2 territor! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi

Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 m2 territor! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi

Dhënia e lejeve të ndërtimit për çdo projekt apo ndërtesë, nga malet e Kukësit, te zona më e rëndësishme ekonomike e vendit duke filluar nga kryeqyteti dhe brenda këtij viti edhe në perlën e jugut në bregdetin e Vlorës rreth aeroportit të ri, nuk do jenë me kompetencë e bashkive. Shumë institucione shtetërore u surprizuan pas zbulimit nga Report Tv të VKM nr. 784 të 18 dhjetorit 2024, i cili përcakton kompetenca të reja për leje ndërtimi në një rreth 15km nga aeroportet kryesore të vendit, që nga bashkitë kalojnë tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit, por që kërkojnë autorizim edhe nga Aviacioni Civil. Bëhet fjalë për një sipërfaqe gjigande prej 2100 km² të territorit të vendit të klasifikuar si “zona e sigurisë’’ e aeroporteve ku AAC merr kompetencat edhe për çdo plan territorial. 

Vendimi i qeverise i datës 18 dhjetor 2024

Pra zona gjigande rrethore me diametër 30 kilometera, por të jashtëzakonshme edhe për nga rëndësia, sidomos ajo e kryeqytetit e cila përfshin thuajse 5 bashki të plota.

Gjurma në hartë (në formë rrethi gjigand) e hapësirës territoriale që përfshihet në “zonën e mbrojtur aeroportuale” në Tiranë

Gjurma në hartë (në formë rrethi gjigand) e hapësirës territoriale që përfshihet në “zonën e mbrojtur aeroportuale” në Vlorë

Ndërsa ky rreth gjigand në Vlorë përfshin zona të rëndësishme si e gjitha Laguna e Nartës, sidomos Zvërneci. për të cilin projekte të rëndësishme ndërtimore janë prezantuar, përfshirë edhe një të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner. (Efekt rrethi i Vlorë ku evidentohet Zvërneci)

 

Vendimi, që mban jo vetëm propozimin por edhe firmën e miratimit të vetë zv. kryeministres Belinda Balluku (nga të cilat varet edhe Autoriteti i Aviacionit Civil), siç edhe Report Tv raportoi më herët është në kundërshtim edhe me praktikën e vendeve Perëndimore, siç e tregon edhe ky dokument ku thuhet qartë se standardet ndërkombëtare kërkojnë që zona e mbrojtur për sigurinë aeroportuale përcaktohet vetëm 10 kilometra (dhe jo 15) dhe vetëm si zgjatim i pistës në të dyja anët e saj, dhe 15% e kësaj hapësirë horizontalisht dhe jo rrethore siç përcakton VKM-Balluku.  

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon kalimi e kompetencës në dhënien e lejeve të ndërtimit nga bashkitë në këto hapësira tek AZHT por vetëm pasi të kenë kaluar “testin e sigurisë” pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Pra do të jetë ky institucion në varësi të ministria Belinda Ballukut i cili do të duhet të japë pëlqimin për ndërtimet brenda 30 ditëve.

1737824127_standardieuropian.jpg

Foto: Skema e zonës së sigurisë sipas rregullores europiane

Jo vetëm kaq por në pikën 7 të vendimit thuhet se Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit marrin mendimin e Autoritetit të Aviacionit Civil edhe për çdo praktikë hartimi dokumentesh për planifikim të territorit, që përmban objekte, struktura apo instalime që ndodhen në zonat e mbrojtura të aeroportit. Vendimi, pika e 7

Foto: Harta me 3 zonat e sigurisë ku duhet marrë leje nga AAC për ndrtimet

Report Tv ka mësuar se ky vendim ka krijuar habi në shumë institucione, edhe për shkak të absurditetit që nuk lidhet me praktikën e vendeve të tjera, ndërsa ende nuk ka një sqarim nga ana e Këshillit të Ministrave.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Lëkundjet e tërmetit në Mianmar, 300 herë më të fuqishme se ato të Amatrices në itali, reagon BE

Lëkundjet e tërmetit në Mianmar, 300 herë më të fuqishme se ato të Amatrices në itali, reagon BE