SPAK konfiskon miliona euro pasuri të ardhura nga trafiku i drogës! Nga xhaxhai i Ben Qimes, tek Lulzim Zefi, Zaim Tafa e belgu Lonneux

Disa muaj pasi SPAK i sekuestroi disa pasuri Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, këtë të premte, 13 tetor 2023, janë konfiskuar e sekuestruar edhe disa pasuri të një familjari të tij. Më konkretisht pasuri të xhaxhait, Ahmet Isufajt. Bëhet fjalë për një ndërtesë që shërbente si kompleks shërbimesh, truall, njësi dhe makinë Audi.  

Hetimi pasuror për Ben Qimen nisi në Maj të 2021 nga Prokuroria e Posaçme, e cila në kuadër të ligjit anti-mafia, i sekuestroi atij fillimisht 13 pasuri. Arben Isufaj ishte edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe iu kërkua të justifikonte pasurinë edhe në vitin 2020.

 Sipas autoriteteve ai është person i përfshirë në trafikun e drogës si pjesë grupeve kriminale. Për të njëjtën akuzë ai u arrestua dhe në 2014 për llogari të drejtësisë italiane. Bashkë me pasuritë e xhaxhait të Ben Qimes, Gjykata Speciale ka vënë në konfiskim gjithsej 27 pasuri në emër të tre personave të skeduar nga operacioni ‘Forca e Ligjit’.

I dyti në njoftim, pas Ahmet Isufajt, është Zaim Tafa, të cilit gjithashtu i janë sekuestruar pasuritë si edhe ato të personave të lidhur me të; toka e lokale në Patoz, lokale, apartamente dhe makina në Sarandë. Tafa është akuzuar për trafik të droge dhe krim të organizuar.

 Pas tij,  Lulzim Zefit i dënuar me 12 vite burg nga autoritetet angleze si koka e një bande shqiptare që vepronte në shtetin anglezi janë konfiskuar 16 garazhe në Yzberisht të Tiranës dhe një automjet të gjitha në emrin e Fran Zefit

 Ndërsa për një shtetas belg Dries Lonneux, i hetuar si kreu i një bande kriminale, janë vënë në sekuestro 10 pasuri të tij që janë identifikuar në vendin tone; 5 apartmanete në Sarandë, dhe mijëra metra katror sipërfaqe toke në Tiranë

Pasuritë e konfiskuara të xhaxhait të 'Ben Qimes'
1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;
2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;
3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;
4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie ËAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj;

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:00
Belgu i akuzuar si kreu i një organizate kriminale me apartamente e tokë në Sarandë e Tiranë, SPAK ia sekuestron

1696960060_spak.jpg

Për një shtetas belg Dries Lonneux, i hetuar si kreu i një bande kriminale, janë vënë në sekuestro 10 pasuri të tij që janë identifikuar në vendin tone; 5 apartamente në Sarandë, dhe mijëra metra katror sipërfaqe toke në Tiranë

Kush është Lonneux

Belgu Dries Lonneux u dënua me 12 vjet burg dhe iu sekuestruan pasuri në ekuivalentin e 194,860 eurove. Gjykata vlerësoi se roli i tij ishte i ngjashëm me një funksion menaxherial. Ai nuk zinte pozicionin më të lartë në hierarki, por ushtronte veprimtari kontrolluese.

David Caroselli u dënua me 9 vjet dhe iu konfiskuan 382.765 euro. Ai nuk konsiderohet si menaxher por si ekzekutues në kuadrin e aktiviteteve logjistike.

Banori i Gant, Youssef El Mansouri (31 vjeç) u dënua me 12 vjet burg. Ai u caktua si personi përgjegjës për strukturën belge të organizatës kriminale, me fuqi vendimmarrëse dhe autoritet ndaj anëtarëve të caktuar.

Njoftimi:

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme është bërë e mundur ekzekutimi i vendimit nr.18 datë 30.06.2023 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurive të shtetasit belg Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.

Ky sekuestrim është bërë mbi bazën e dispozitave të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme është bërë e mundur ekzekutimi i vendimit nr.18 datë 30.06.2023 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurive të shtetasit belg Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.

Ky sekuestrim është bërë mbi bazën e dispozitave të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017.

Njoftimi i SPAK

Pasuritë e seksuestruara janë si më poshtë vijon:
1. Pasuria me sipërfaqe 122.8 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, përfituar me kontratë shitje për shumën prej 45 000 Euro;
2. Pasuria me sipërfaqe 72.90 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 25 000 Euro;
3. Pasuria me sipërfaqe 108 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 35 000 Euro;
4. Pasuria me sipërfaqe 115 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 35 000 Euro;
5. Pasuria me sipërfaqe 58.80 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 25 000 Euro;
6. Pasuria e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë + truall”, me sipërfaqe 5 150 m2 nga të cilat 849 m2 truall dhe 283 m2 ndërtesë, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk., përfituar me kontratë shitje nga Shoqëria “Ralet Green” shpk, përfaqësuar nga administratori Dries Lonnuex për shumën prej 250 000 Euro;
7. Pasuria me sipërfaqe 550 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
8. Pasuria me sipërfaqe 2 890 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
9. Pasuria me sipërfaqe 1 180 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
10. Pasuria me sipërfaqe 1 900 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
Ora 09:58
I dënuar në Angli me 12 vite burg për trafik kokaine, SPAK konfiskon pasuritë e Lulzim Zefit

1697183868_lulzimzefi.jpg

Lulzim Zefit i dënuar me 12 vite burg nga autoritetet angleze si koka e një bande shqiptare që vepronte në shtetin anglezi janë konfiskuar 16 garazhe në Yzberisht të Tiranës dhe një automjet të gjitha në emrin e Fran Zefit.

Njoftimi 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.131 datë 20.09.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.19 datë 13.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Lulzim Zefi, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, si më poshtë vijojnë:

1. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G40, zk. 3866, vol 30, fq 244, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
2. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G41, zk. 3866, vol 30, fq 245, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.41, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
3. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G42, zk. 3866, vol 30, fq 246, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.42, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
4. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. pasurie 342/29-G43, zk. 3866, vol 30, fq 247, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.43, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
5. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G44, vol 30, fq. 248, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
6. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G45, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
7. Pasuria e llojit “Garazh” me nr.Pasurie 342/29-G46, vol 30, fq 250, zk. 3866 me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.46, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
8. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G47, vol 31, fq. 1, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
9. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G48, vol 31, fq. 2, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
10. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G55, vol 31, fq. 9, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
11. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G56, vol 31, fq. 10, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
12. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G57, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
13. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G58, vol 31, fq. 12, në ZK 3866, me adrese në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
14. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G59, vol 31, fq. 13, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
15. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G60, vol 31, fq.14, në ZK 3866, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
16. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G61, vol 31, fq 15, zk. 3866, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.61, në pronësi të shtetasit Fran Zefi.
17. Automjetin, lloji autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “SL 55 AMG”, në pronësi të shtetasit A. Gegaj;
Ora 09:55
I dënuar për drogë dhe armë, SPAK konfiskon pasuritë e Zaim Tafës dhe familjarëve të tij

1696235219_1696185238spak.JPG

SPAK ka konfiskuar pasuritë e Zaim Tafës dhe familjarëve të tij. GJKKO ka konstatuar se pasuritë vijnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të lëndëve narkotike.

 

Njofimi i plotë
Konfiskimi i pasurive të subjektit Zaim Tafa dhe personave të lidhur
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.143 datë 10.10.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.03 datë 08.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Tefta Tafa, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me ta, si më poshtë vijojnë:

1. Pasuria e llojit “Arë + Truall”, me sipërfaqe totale 4500 m², nga të cilat 3060 m² është “Truall” dhe 1160 m² është “Ndërtesë”, e cila ndodhet në Bishanak-Fier, (adresa e saktë e pasurisë Grizë, Patos), në emër të Zaim Rrapush Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje, mbi të cilën është ndërtuar Bar-Restorant “Kështjella”;

2. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1500 m², e cila ndodhet në Patos, në emër të Zaim Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje (përdorur për ngritjen e ndërtesës që funksionon si “Bar-Restorant Kështjella” dhe te ambienteve të saj), në pronësi të Zaim Tafa;

3. Pasuria, objekt “Tokë”, me sipërfaqe 440m2, me adresë në Çukë, në qytetin e Sarandës (deklaruar si objekt lokal dhe banesë, nga Zaim Tafa dhe Tefta Tafa);

4. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63 m², me adresë lagjja nr.4 Sarandë;

5. Automjet tip “BMW X5 30D”, ngjyrë e bardhë, e blerë me LEASSING, në pronësi të Zaim Tafa;

6. Automjet tip “Audi A4”, ngjyrë e zezë, viti prodhimit 2012, në pronesi të Erion Zaim Tafa;

7. Automjet tip “Daimler Chrysler-B200 CDI”, në pronësi të E. A.;
G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 13/10/2023 14:18

    Keto qe I kane sekuestruar Ben Qimes jane ato qe ja ka dorezuar vete ai, eshte show mediatik,Ben Qimja merr tendera nga 7 milion euro vazhdon pune normalisht

    Përgjigju
  • Zoga: 13/10/2023 11:43

    cfare fytyrash!!!

    Përgjigju
    • Itakura: 13/10/2023 12:54

      E po mire ateher, me mire si turq sesa si grek apo turkogrek e sllavogrek. ;)

    • Zoga: 13/10/2023 12:47

      @Itakura: Ne fakt ngjajne me shume si turq…. S’fuken si pellazge!!!

    • Itakura: 13/10/2023 12:13

      fytyra pellazgesh

  • Realiteti: 13/10/2023 10:46

    Me keto showrat jemi 1(NJËSH) si Shtet por ne fund pas 1-2vjetesh te gjithe kane rimarre pasurit e tyre.Dhe ateher qe konfiskuat ndertimet pa leje me ligjin aktual ajo prone del ne ankand dhe te drejten paresore per ta blere e ka ndertuesi i saj…Dmth ju beni dhe Show beni dhe legalizimet me Shtet.Bravo ,jeni shume te zgjuar perveten tuaj si Pushtetare.Mjer ne populli ne doren e kujt kemi rene per 33 Vjet

    Përgjigju
    • lani: 13/10/2023 17:48

      keni te drejt po nuk u fute ne burge mata saliu dhe keta maskarenje si bene qimja qe ka bere sa e sa vrasje e drogen ne belgjik ne oslo itali olland dhe tani mere vetem tendera ushtari dhe finacusi numer 1 i ilire metes

    • sapa: 13/10/2023 11:33

      Kurre nuk do te behet shtet ne shqiperi!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së