Belgu i akuzuar si kreu i një organizate kriminale me apartamente e tokë në Sarandë e Tiranë, SPAK ia sekuestron

Belgu i akuzuar si kreu i një organizate kriminale me apartamente e tokë në Sarandë e Tiranë, SPAK ia sekuestron

1696960060_spak.jpg

Për një shtetas belg Dries Lonneux, i hetuar si kreu i një bande kriminale, janë vënë në sekuestro 10 pasuri të tij që janë identifikuar në vendin tone; 5 apartamente në Sarandë, dhe mijëra metra katror sipërfaqe toke në Tiranë

Kush është Lonneux

Belgu Dries Lonneux u dënua me 12 vjet burg dhe iu sekuestruan pasuri në ekuivalentin e 194,860 eurove. Gjykata vlerësoi se roli i tij ishte i ngjashëm me një funksion menaxherial. Ai nuk zinte pozicionin më të lartë në hierarki, por ushtronte veprimtari kontrolluese.

David Caroselli u dënua me 9 vjet dhe iu konfiskuan 382.765 euro. Ai nuk konsiderohet si menaxher por si ekzekutues në kuadrin e aktiviteteve logjistike.

Banori i Gant, Youssef El Mansouri (31 vjeç) u dënua me 12 vjet burg. Ai u caktua si personi përgjegjës për strukturën belge të organizatës kriminale, me fuqi vendimmarrëse dhe autoritet ndaj anëtarëve të caktuar.

Njoftimi:

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme është bërë e mundur ekzekutimi i vendimit nr.18 datë 30.06.2023 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurive të shtetasit belg Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.

Ky sekuestrim është bërë mbi bazën e dispozitave të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017.

Njoftimi i SPAK

Pasuritë e seksuestruara janë si më poshtë vijon:
1. Pasuria me sipërfaqe 122.8 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, përfituar me kontratë shitje për shumën prej 45 000 Euro;
2. Pasuria me sipërfaqe 72.90 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 25 000 Euro;
3. Pasuria me sipërfaqe 108 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 35 000 Euro;
4. Pasuria me sipërfaqe 115 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 35 000 Euro;
5. Pasuria me sipërfaqe 58.80 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 25 000 Euro;
6. Pasuria e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë + truall”, me sipërfaqe 5 150 m2 nga të cilat 849 m2 truall dhe 283 m2 ndërtesë, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk., përfituar me kontratë shitje nga Shoqëria “Ralet Green” shpk, përfaqësuar nga administratori Dries Lonnuex për shumën prej 250 000 Euro;
7. Pasuria me sipërfaqe 550 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
8. Pasuria me sipërfaqe 2 890 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
9. Pasuria me sipërfaqe 1 180 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
10. Pasuria me sipërfaqe 1 900 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;

Lajmi kryesor:

SPAK konfiskon miliona euro pasuri të ardhura nga trafiku i drogës! Nga xhaxhai i Ben Qimes, tek Lulzim Zefi, Zaim Tafa e belgu Lonneux

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb