Policia e Vlorës po zhvillon një aksion mbrëmjen e sotme në bashkëpunim me FNSH-në.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është ndaluar një person në zonën e  Albano dhe Romines pranë bulevardit “Ismail Qemal”, në Vlorë.

Personi i cili drejtonte mjetin nuk i është bindur urdhrave të policisë, por më pas është kapur nga efektivët, ku është konstatuar se lëvizte me armë zjarri me vete.

Nuk dihet ende identiteti i të arrestuarit.