Nuk i ndalon policisë, shpallet në kërkim i riu në Vlorë! Një tjetër në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur! Dy nën hetim nga autoritetet

Nuk i ndalon policisë, shpallet në kërkim i riu në Vlorë! Një tjetër në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur! Dy nën hetim nga autoritetet

Foto ilustruese

Një person është arrestuar, dy janë nën hetim ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës. Dh.M., 62 vjeç po kërkohet nga autoritetet pasdi në banesën e tij janë gjetur fishekë, grantata ushtarake dhe ndezës garanatash luftararake. Lidhur me rastin po hetohet A.M., 42 vjeç për 'moskallëzim krimi'.

Ndërsa L.Q., është nën hetim për 'plagosje e lehtë me dashje' pasi ka goditur me sende të forta 34-vjeçarin O.H., për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar A.C., 54 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në qytetin bregdetar të Vlorës.

Kurse E.Sh., 34 vjeç është në kërkim për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit", shtetasin Dh. M., 62 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh, krehra, fishekëmbajtës, ndezësa të granatave luftarake dhe granata luftarake.  Për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi L. Q., 38 vjeç, banues në Nartë, Vlorë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin O. H., 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt",  shtetasin A. C., 54 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", shtetasin E. Sh., 44 vjeç,  banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar nga pika e kontrollit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik