Atmosfera ka qenë tepër pozitive te Ukraina pas ndeshjes eliminatore të Europianit kundër Serbisë, të cilën e shkatërruan me rezultatin e thellë 5-0. Një nga futbollistët më të papërmbajtur rezultoi Oleksandr Zinchenko, futbollisti që aktivizohet te Manchester City.
Teksa jepte intervistën pas ndeshjes, futbollisti nuk i ka rezistuar gazetares dhe e ka puthur në faqe. Kjo e fundit duket se është përmbajtur dhe e ka kaluar me të qeshura veprimin e mbrojtësit.
Video është shpërndarë në rrjetet sociale dhe deri më tani ka marrë shumë komente, ku nuk kanë munguar as ato negativet.