Nuk i shërbeu sallatën në kohë, 48-vjeçari i dehur në Indi vret gruan dhe plagos rëndë të birin

Nuk i shërbeu sallatën në kohë, 48-vjeçari i dehur në Indi vret gruan dhe plagos rëndë të birin

Sallatë dhe foto ilustruese prangash

INDI- Një ngjarje e “çmendur” e cila rezultoi tragjike ka ndodhur në Indi, pasi një burrë ka vrarë me lopatë gruan e tij dhe ka plagosur rëndë të birin 22 vjeç për shkak se nuk iu shërbye sallata në kohë.

Sipas mediave vendase, incidenti i rëndë ka ndodhur mesnatën e së Hënës, kur 48-vjeçari Murli Kumar, u kthye në shtëpi i dehur dhe kërkoi me ngulm një sallatë.

Askush nuk e dinte, se kjo kërkesë dhe vonesa e shërbimit të sallatës në tavolinë do t’i merrte jetën Sudesh, gruas së 48-vjeçarit i cili i revoltuar mori lopatën dhe pa mëshirë e ka goditur atë derisa dha edhe frymën e fundit.

Teksa qëllonte gruan e gjorë, djali i tyre 22-vjeçar është munduar me gjithçka ta shpëtonte të ëmën, por Kumar i verbuar nga inat dhe pija qëlloi edhe atë, duke i dhënë goditje që i shkaktuan plagë të rënda.

Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është fshehur në një pyll pranë shtëpisë, aty ku edhe pas kërkimeve e gjeti policia dhe e arrestoi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm