Nuk ia del dot me shpenzimet, Nokia pritet të shkurtojë rreth 14 mijë vende pune

Nuk ia del dot me shpenzimet, Nokia pritet të shkurtojë rreth 14 mijë vende pune

Gjigandi finlandez i telekomunikimeve, Nokia, do shkurtojë nga 9.000 deri në 14.000 vende pune deri në fund të vitit 2026, në mënyrë që të ulë shpenzimet.

Njoftimi është bërë pasi kompania ka regjistruar 20 për qind rënie në shitje në periudhën korrik- shtator.

Kompania ia ka atribuuar uljen, zvogëlimit të kërkesës për pajisje të gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G) në tregjet e Amerikës Veriore.

Aktualisht kompania i ka 86.000 punëtorë në gjithë botën, por e ka shkurtuar numrin e stafit qysh prej vitit 2015.

Nokia ka thënë se dëshiron t’i ulë shpenzimet mes 800 milionë euro deri në 1.2 miliard euro deri më 2026.

Megjithatë, nuk ka treguar se cilët sektorë do të preken më shumë./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur