'Nuk ishte parashikuar të vinte', Xavi Hernandez: Braziliani bën polemika të kota

'Nuk ishte parashikuar të vinte', Xavi Hernandez: Braziliani bën polemika të kota

Vitor Roque dhe Xavi

Barcelona e këtij sezoni mbeti pa trofe, teksa klima e mirë në ekip u rikthye pasi Xavi vendosi të zgjaste kontratën në krye të stolit. Kohët e fundit te katalanasit ka një çështje "Vitor Roque". Braziliani nuk po merr minuta dhe për këtë disa javë më parë reagoi agjenti i tij, Andre Cury.

Në lidhje me situatën foli edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili tha se nuk e prisnin Roquen në janar dhe debatet e fundit janë të kota.

"Roque nuk ishte parashikuar që të transferohej në janar, por në fund vendosëm që për të mirën e tij dhe për të pasur më shumë kohë për t’u ambientur të afrohej që në merkaton e janarit. Tani ka nisur një debat që për mua nuk ka kuptim. Ai është një lojtar i ri që kërkon kohën e vetë për t’u rritur, pa harruar më pas konkurrencën në skuadër. Kjo ndodh gjithmonë me të rinjtë", tha Xavi.

40 milionë euro pagoi Barcelona te Atletico Paranaense për të bërë të vetin talentin 19-vjeçar brazilian i cili luan në sulm. Në vetëm 276 minuta të aktivizuara, Roque ia ka dalë të shënojë dy gola këtë sezon me Barçën në La Liga.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)