Policia e Korçës ka bërë të mundur ndalimin e më pas arrestimin e shtetasit 41-vjeçar, me iniciale E.Ç, banues në Delvinë. Mësohet se ai po drejtonte mjetin e tij tip Audi në në Qafë-Thanë, dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar  rreth 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.