Nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, policia franceze qëllon për vdekje 2 persona në Paris

Nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, policia franceze qëllon për vdekje 2 persona në Paris

Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur rëndë nga policia gjatë mbrëmjes së kaluar në Paris. Incidenti ndodhi në Pont Neuf, në qendër të qytetit të Parisit pasi Emmanuel Macron u rizgjodh president i Francës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një makinë shkoi me shpejtësi drejt policisë dhe nuk zbatoi udhrin për të ndaluar. Për këtë arsye, një prej policëve qëlloi me armë duke vrarë dy persona ndërsa la të plagosur një grua, e cila ishte ulur në sediljet e pasme të makinës.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Pitie-Speltriere për trajtim mjekësor. Ndërkohë mësohet se nuk pati kundërsulm me armë ndaj policisë, por thjesht nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar. Nuk ka asnjë të dhënë që tregon se ngjarja lidhet me ndonjë sulm terrorist apo me zgjedhjet presidenciale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë